У нас вы можете посмотреть бесплатно Vdekja e 25-vjeçares nga Lezha, gazetarja ndan detajet: Vajza ka lënë një letër... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, 10 mars, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha ndërroi jetë në Qendrës Spitalore Nënë Tereza për shkak të vetëhelmimit me fotoksinë. Një ditë pas ngjarjes familjarët e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë mësohet që Policia e Tiranës ka shpallur bashkëshortin e saj në kërkim. Sipas informacioneve çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin darë tre muaj më parë për shkak të konflikteve që kishin mes tyre. Gazetarja e kronikën në Klan Neës, Glidona Daci e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan tha se vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e cila më pas kishte lajmëruar urgjencën. Sipas gazetares, shoqja e 25-vjeçares kishte dëshmuar para uniformave blu se Xhuana Nikolli dhunohet në mënyrë sistematike nga partneri i saj. Më tej gazetarja shton, se ka mësuar se e ndjera ka lënë dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, të cilët do të bëjnë dhe këqyrjen e aparatit celular të vajzës, për të mësuar më shumë lidhur me këtë ngjarje tragjike. “Unë mësova nga komunikimet që pata edhe me komisariatin numër 2, që vajza ka lënë edhe një letër. Pra ka shkruar dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, këta të fundit do të bëjmë edhe këqyrjen e aparatit celular nëpërmjet komunikimeve nëse ka pasur edhe raste të tjera të përsëritura të ushtrimit të dhunës. Nëse ka pasur raste të tjera që vajza ka shprehur më herët shqetësimin nëse do të bënte diçka me veten, që do i shkaktonte vetëvrasjen dhe kujt ia ka shprehur këtë shqetësim. Shoqja e saj ka treguar që ajo është dhunuar në mënyrë sistematike”, tha gazetarja Daci. Një show argëtues dhe informativ nga Rudina Magjistari, që shoqëron çdo pasdite familjet shqiptare, si programi më i ndjekur në këtë fashë orar, me të ftuar të shumtë VIP, por dhe njerëz të thjeshtë me historitë e tyre personale. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Rudina #RudinaMagjistari #TVKlan