У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos, ja djali i birësuar që... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Operacioni ku u ekzekutua “El Mencho” u zhvillua në zonat më të shtrenjta dhe ekskluzive të banimit të shtetit Jalisco, në Tapalpa. Megjithatë, pas vrasjes së tij kanë filluar spekulimet se kush do të marrë përsipër frenat e kartelit, dhe duket se kandidati kryesor për këtë pozicion është një 41 vjecar nga Kalifornia. Gonzalez është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë përsipër organizatën kriminale. 41-vjeçari është djali i adoptuar i El Menchos. Sipas autoriteteve, nëna e tij ishte e martuar me bosin e drogës dhe luajti një rol të rëndësishëm në financat e kartelit. Disa analistë spekulojnë se ajo mund të marrë përsipër kartelin, por shumica pajtohen se ajo do ta mbështesë djalin e saj, sipas të njëjtit informacion. Juan Carlos, i njohur edhe si El Pelón, ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe meksikane. Shumë detaje rreth jetës së tij të hershme mbeten të panjohura, por ai lindi ndërsa prindërit e tij të cilët kishin lidhje me kartelin, jetonin në Kaliforni. Lidhjet e dyshuara të El Pelón me drogën u zbuluan nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA) në vitin 2020. Një hetim zbuloi se ai ishte përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e “tonelatave të drogës”, si dhe krimeve të dhunshme që nga viti 2007. Në korrik 2020, u shfaqën video që tregonin krahun e armatosur të kartelit Jalisco, me Ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes të Meksikës që identifikoi një nga burrat në video si Juan Carlos. Në tetor të atij viti, qeveria amerikane ngriti një padi federale kundër tij për komplot për të shpërndarë një substancë të kontrolluar dhe përdorim të një arme zjarri gjatë një transaksioni droge. SHBA-të ofronin një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion që çonte në arrestimin ose dënimin e Juan Carlos. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Menchos#Tapalpa#TopChannelNews