У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas një sulmi me dron ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad. Sipas burimeve të sigurisë irakiane, sulmi u parapri nga disa shpërthime të dëgjuara në kryeqytet, të cilat thuhet se shkaktuan dy viktima. Një burim i sigurisë amerikane konfirmoi se ambasada u godit nga dy dronë. Pas këtij sulmi ambasada njoftoi qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku. "Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të madh që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin", thuhet në deklaratë. Nën shënjestrën e sulmeve të Iranit janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe konsullata e tyre në Rajonin Autonom të Kurdistanit në Irakun verior u shënjestrua nga një dron, po ashtu edhe një port. Emiratet e Bashkuara Arabe "dënuan fuqimisht" sulmin, të dytin këtë javë, i cili plagosi "dy personel sigurie" dhe shkaktoi "dëme" në ndërtesë, thuhet në deklaratë. Edhe Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se vendi ishte shënjestër e një sulmi që përfshinte katër raketa balistike dhe disa dronë të lëshuar nga Irani, pa raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme. Forcat e armatosura të Jordanisë thanë se 85 raketa dhe dronë iranianë shënjestruan territorin e vendit në javën e dytë të luftës. Sistemet e mbrojtjes kapën 79 raketa dhe dronë, ndërsa pesë mjete ajrore pa pilot dhe një lëshues raketash ranë brenda territorit të Mbretërisë. Zyrtarët e sigurisë publike raportuan 93 raportime për objekte dhe mbeturina që binin javën e kaluar, duke rezultuar në nëntë të plagosur. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Bagdad#SHBA#TopChannelNews