У нас вы можете посмотреть бесплатно Plazhet nën menaxhim publik, Rama: Ta harrojnë Ksamilin e Dhërmiun vitin e ardhshëm! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Çmimet e sezonit turistik të këtij viti është një tjetër nga pikat ku gazetari i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ndalet për të pyetur kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit shprehet se “kjo historia e shezlongeve është një tjetër çmenduri” dhe për këtë pikë, qeveria ka menduar një plan. Tashmë plazhet si Ksamili, Dhërmiu etj, do të kalojnë në menaxhimin e bashkive. Sipas kryeministrit, kjo do të shamngë çmimet e paarsyeshme të shezlongeve e shërbimit jo të duhur dhe do të kalojë menaxhimin në duart e shtetit. Edi Rama: Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit. Plazhi i Ksamilit është plazh i vogël. Nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Blendi Fevziu: Nuk kanë për ta marrë më… Edi Rama: Jo! Do ta menaxhojë të gjithin bashkia, bashkë me strukturën që ne do të krijojmë. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më. Blendi Fevziu: E sigurt? Edi Rama: Ja, po ta them unë sot. Nuk kanë për ta marrë më. Do ta menaxhojë të gjithën bashkia. Janë plazhe me një përmasë të përballueshme. Blendi Fevziu: Pashë postimin e një blogereje spanjolle, nuk ecën dot mes shezlongeve në Ksamil. Edi Rama: Lëri blogeret spanjolle, megjithëse e ke kolege. Nuk kanë për ta marrë. Plazhin e Vlorës, nuk kanë për ta marrë! Blendi Fevziu: Pra do të ketë një reformë të shezlongeve? Edi Rama: Nuk mund të them reformë, por do të marrim një masë që segmente të caktuara, në Velipojë po të them, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do të rrimë më jo ke hotel, jo s’ke hotel, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Jo! Fare! Blendi Fevziu: Hiç, stop. Edi Rama: Ke një hotel me pesë yje, që është pjesë e brandit që ta kërkon plazhin etj, në fund të fundit mund ta vësh shezlongun 100 mijë euro e ta lësh bosh, puna jote, nuk ka rëndësi, por nuk mundet dot të merret peng Ksamili nga disa që nuk e di çfarë duan të bëjnë dhe pastaj kur sheh shërbimin, është një shërbim çfarë të them?! Blendi Fevziu: Ky është problemi më i madh, shërbimi. Edi Rama: Dhe kërkojnë 40, 50, 80, 100 euro, çfarë është kjo? Atëherë gjithë atë plazhin e Ksamilit do ta menaxhojë bashkia. Blendi Fevziu: Janë plazhe të bëra nga ata njerëz… Edi Rama: Nuk ka plazhe të bëra nga ata njerëz, janë pa leje. Blendi Fevziu: Është bluajtur…. Edi Rama: Është bluajtur, do ta marrë shteti se është e shtetit, nuk është e tyrja. Ta harrojnë këtë gjë, meqë qenka puna nxirr hurin e çadrës dhe bjeri kokës së tjetrit se është plazhi im. Nuk ka! Ta harrojnë këtë gjë! Do ta marrë bashkia. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan