У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 27 shkurt 1913 – Austriakët mbledhin shqiptarët e shquar në Trieste или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Më 27 shkurt të vitit 1913, në Trieste, qytet që ndodhej nën Perandorinë Austro-Hungareze, nisi punimet Kongresi Shqiptar i Triestes. Kongresi kishte për qëllim të siguronte njohjen ndërkombëtare për shtetin Shqiptar, që sapo ishte shpallur i pavarur nga Perandoria Osmane dhe sidomos të bëhej mbështetje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare, gjatë zhvillimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Rol parësor në ideimin dhe realizimin e këtij Kongresi, kishte Perandoria Austro-Hungareze, sigurisht bazuar në interesat e saj. Perandoria Austro-Hungareze ishte investuar fort në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, duke ndihmuar pafundësisht për shpalljen e Pavarësisë. Ishte një investim, me qëllimin gjeostrategjik, për të shuar përgjithmonë ëndrrën serbo-ruse, për një dalje në ujërat e ngrohta të detit Adriatik. Po sipas llogarive të reja të austriakëve, mbajtja e këtij kongresi, kishte për qëllim të krijonte presion propagandistik dhe politik, te Fuqitë e Mëdha të Europës, në favor të kërkesave shqiptare. Kongresi, i organizuar nga patriotët shqiptarë Faik Konica dhe Sotir Kolea, me mbështetjen e fuqishme të autoriteteve austriake, ishte mbarëkombëtar. Qeveria e Ismail Qemalit dërgoi, si emisar të saj, diplomatin Kristo Meksi, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Fan Noli, Albert Gjika i dinastisë Gjika të shqiptarëve të Rumanisë, Baroni Huan Pedro Aladro Kastriota – një fisnik spanjoll me prejardhje të pretenduar nga familja e Gjergj Kastriotit, Nikolla Ivanaj, arbëreshët Xhuzepe Skirò dhe Terenc Toçi. Po kështu, në kongres dërgoi delegatë pothuaj e gjithë diaspora shqiptare, nga Shtetet e Bashkuara, Europa, Egjipti e të tjerë. I pranishëm ishte edhe komuniteti arbëresh, që u përfaqësua nga një tjetër trashëgimtar i familjes së Gjergj Kastriotit – Markezi D'Auleta, i cili mbërriti në kongres bashkë me djemtë e tij. Kryetar i Kongresit u zgjodh Hil Mosi, nënkryetarë Faik Konica dhe Dervish Hima, sekretarë Fazil Toptani dhe Pandeli Evangjeli, ndërsa "President Nderi" u zgjodh Markezi d'Auleta, në këtë kohë një nga kandidatët kryesorë për fronin shqiptar. Veç qëllimit të sigurimit të njohjes ndërkombëtare dhe përcaktimit të një kandidati për fronin e Shqipërisë, Kongresi kërkoi që të dilte me vendime dhe rezoluta për ndaljen e luftërave në territoret e banuara nga shqiptarët, për realizimin e një Shqipërie të Madhe në trojet historike shqiptare, për mënyrën e qeverimit, përfshirjen në trungun amë, si të barabartë, të gjithë komunitetit të vllahëve, e të tjera. Kongresi njohu qeverinë e përkohshme të Kryeministrit Ismail Qemal bej Vlora dhe diskutoi mbi kandidatët e ndryshëm për fronin vakant... #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike #KongresiIShtetiShqiptar #27Shkurt1913 #Trieste #PavarësiaShqipërisë #PerandoriaAustroHungareze #IsmailQemali #FaikKonica #FanNoli #HilMosi #DervishHima #FuqitëEMëdha #KonferencaELondrës #DiasporaShqiptare #Arbëreshët #GjergjKastrioti #HistoriaShqiptare 🇦🇱