У нас вы можете посмотреть бесплатно Djemtë i jetojnë në Shqipëri e Gjermani, Majlinda tregoi si përfundoi në Itali: Një shoqe më ftoi... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Marjeta në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” te “E Diela Shqiptare” rrëfen jetën e saj mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Në Greqi ka jetuar prej vitesh, që pas rrëzimit të sistemit komunist dhe më pas u kthye në vendlindje, ku dhe krijoi biznesit e saj. Por, siç tregon Marjeta ka pesë vite që jeton në Itali. Për shpërnguljen e saj në Itali nuk janë bërë “sebep” fëmijët, por një shoqe me të cilën u lidh dhe pati një raport shumë të ngushtë. Marjeta Jam nga qyteti i Vlorës, prej pesë vitesh banoj në Itali. Ardit Gjebrea: Jeni bashkuar me fëmijët atje? Marjeta Jo djali i madh jeton në Vlorë, ndërsa djalin e vogël e kam në Gjermani. Ardit Gjebrea: Po çne në Itali? Marjeta Vajta te një mikesha ime, vajta si për pak kohë dhe qëndrova. Këtë mikeshën e njoh që në Vlorë. Çonin fëmijët në shkollë, i kishim shtëpitë afër. Ardit Gjebrea: Para se të shkojmë te mikesha flasim pak për jetën ën Vlorë. Marjeta Unë 10 vitet e para kur u ndryshua sistemi kam jetuar në Greqi. Në vitin 2000 u kthyem përfundimisht në Vlorë, hapëm biznesin tonë dhe ishte gjithçka perfekte. Në Vlorë linda djalin e dytë, sa isha në Greqi e kisha të pamundur. Filloi shkollën. Nga klasa e parë deri në klasën e pestë kishte mësuese Nadiren që kam thirrur edhe sot. Pastaj me mësuese Eritën. Me këto të dyja mësuese kujdestare krijova një afërsi. Nuk e trajtonim njëra-tjetrën si prind mësues, por u bëmë shoqe, mikesha. Ardit Gjebrea: Frekuentoheshit? Marjeta Shumë fare, çdo ditë! Në plazh, për kafe, hanim dreka dhe darka, udhëtonim bashkë. Mësuese Nadiren e merrja me vete kudo ku udhëtoja. Kujtoj një rast shkova te vëllai me pushime në Greqi, me familjen dhe nuk e mora, i thashë që prit biletën dhe hajde, erdhi. Ndenjëm disa ditë dhe vëllai dhe më pas u kthyem bashkë, ishte udhëtimi shumë i bukur. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan