У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko – Dan Hutra: Vladimir Kurti donte të më helmonte me byrek në burg или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dan Hutra: U futa brenda, më lanë në arrest me burg. Më çojnë te 313. Sistemohem te godina B për arsye shëndetësore pasi unë vuaj me diabet. Futem në dhomë me Lad Kurtin, me Vladimir Kurti. Kisha gjyqin në Apel për ndryshim masë. Atë natë unë jam dërguar me urgjencë në spital. Vladimir Kurti atë natë më ka vjedhur numrin në xhepin e tutave dhe ka qenë numri i plakës dhe numri i Marjana Gurakuqit, edhe kodi ka qenë te numri që kisha regjistruar te edukatorja. Pa u bërë tamam 2 muaj, më ka thënë Marjana Gurakuqi, jam shqetësuar në telefon nga burgu. Dhe unë nisa tu qesh, i thashë kjo është e pamundur. Se kodin e kisha vetëm unë. Se i përdorim me kod numrat neve. Dhe nuk i vura rëndësi fare se çfarë më tha. Ajo zonja Marjana Gurakuqi kishte vazhduar duke folur me Ladin. Pas 3 muajve e gjysmë, Marjana Gurakuqi më kërkon të vrasë Marselin, burrin e vetë. Spartak Koka: Si ta kërkon këtë? Dan Hutra: Me një plan të mirëorganizuar vetë ajo se e kam mësuar unë se si bëhen këto gjëra dhe më thotë të hajë majmunin. Të hajë majmunin domethënë pseudonimi i Marselit ishte majmuni. Se majmuni i thoja në telefon atij. Të hamë, thotë, majmunin, dhe ajo ka ca toka që po bëhen ca pallate dhe donte të merrte hyrjet. I thashë unë, si the? Gje tha 3-4 çuna, ta lejë derën në çelës, brenda janë 40 milionë Lekë, të vijnë t’i marrin lekët. Këto biseda janë bërë në telefon. Spartak Koka: Me telefonin e burgut? Dan Hutra: Me telefonin e burgut. Më tha, t’i marrin lekët çunat dhe të ndodhi si grabitje. Vrasin Marselin dhe ngjarja si grabitje. Marjana në atë kohë, fëmijët edhe vjehrrën e vetë e kishte në Greqi, dhe i kam thënë çfarë the moj? A je mirë në mend a jo? Ajo e pa që unë e mora shumë keq dhe më tha po bëja shaka o frikacak. Spartak Koka: Në cilin muaj ka ndodhur kjo bisedë? Dan Hutra: Në muajin Gusht. Dhe më ka thënë po bëja shaka o budalla. Kam mbyllur menjëherë telefonin dhe kam thirrur shefin e informacionit te 313 dhe grupin e gatshëm. I kam thënë, me një lidhje telefonike me të dashurën time më ka kërkuar këtë këtë këtë. Dhe na ka thënë shefi i informacionit, ne nuk merremi me këtë punë, ka kompetent të tjerë që merren me telefonatat dhe me zbulimin e këtyre gjërave. Ok i kam thënë më fal. Nesër, ju thashë, mos më thoni se nuk ju kam thënë. Pas kësaj situate, Marjana e mori vesh se unë çfarë i kisha thënë shefit të informacionit. Dhe unë thoja nga e mori vesh kjo. Edhe unë po vazhdoja po dyshoja. Vazhdoja duke dyshuar por s’po bëja dot lidhjen. Thashë a mos ka lidhje me ndonjë polic, me ndonjë të dënuar që unë nuk e njoh. Ndërkohë, një ditë Vladimir Kurti bën takim. Kishin kaluar plot 20 ditë nga ngjarja që Marjana më kishte kërkuar të vrisja burrin. Bën takim Vladimiri, po Vladimiri kur i vinin në takim nuk i vinte ndonjë gjë kush e di. Atë ditë unë shoh çanta mezi po i binte ai pastruesi, ai punëtori, brenda, u habita. Një ndryshim shumë i madh. Se unë i kisha blerë atlete, rroba, Digitalb, komodina gjithçka ja kisha blerë unë Ladit. Më nxjerr një tas me byrek. Po u dridhte ore. Edhe tha ika unë në ajrosje. Më tha mua ha ti se unë po iki në ajrosje. Unë kam ngrënë mëngjes i thashë. Ai kishte sjellë byrek se e dinte që më pëlqente. Dola unë po flisja në telefon, ky doli në ajrosje. Kur erdhi e pa byreku që s’kisha ngrënë. Haje ore tha se është i nxehtë se ftohet. I them unë nuk dua. Po i them shumë me inat. Domethënë diçka po më frenonte. Dhe e marr unë atë tasin e byrekut t’ja jepja atij që ndante bukën, bërtiti ky, mos ja jep atij tha mos ja jep. Po pse mor vlla thashë çfarë ke. E ka kapur byrekun, nuk e ka hedhur në kazan të plehrave, po e ka shtrydhur me dorën byrekun dhe e ka hedhur në gropën e ujit. Aty dyshova shumë unë. Nejse. Në darkë i them ore përse e hodhe byrekun. Andej e këtej patëm goxha debat. Edhe unë fola me ca fjalë jo të këndshme. Të nesërmen më ka thënë Marjana Gurakuqi a ka vdekur kush në burg? Jo i thashë unë. Përse, i thashë? Jo tha pyeta se mos ka vdekur kush atje tek ju. Pra byrekun e kishte çuar Marjana Gurakuqi. Ajo e pa që unë isha gjallë, obobo tha mos e ka ngrënë tjetërkush byrekun. Spartak Koka: Byreku ishte i helmuar sipas teje? Dan Hutra: Po si sipas meje, ti a dëgjove çfarë veprimesh bëri Ladi a jo. Spartak Koka: Që nga ky moment kur fillove të dyshoje që po të bëhet ky sulm? #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/