У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Cisterna ruse ankorohet në Francë / U kap në ujëra ndërkombëtare, ruhet nga marina или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një cisternë nafte e sekuestruar nga Franca në Mesdhe dhe e dyshuar si pjesë e "flotës hije" të Rusisë, që shkel sanksionet, u ankorua të dielën pranë një porti jugor francez, e ruajtur nga marina franceze. Anija Grinch u kap të enjten në mëngjes në ujërat ndërkombëtare mes Spanjës dhe Afrikës së Veriut. Marina franceze e shoqëroi atë në Gjirin Fos në Francën jugore, tha prefektura rajonale detare në një deklaratë. Anija do të mbahet në dispozicion të prokurorit publik të Marsejës si pjesë e një hetimi paraprak për mosngritjen e një flamuri, shtoi prefektura. Kapiteni dhe ekuipazhi gjithashtu do të merren në pyetje, sipas një burimi pranë çështjes. Cisterna lëshoi spirancën rreth 500 metra larg qytetit Martigues, vërejti një fotograf i AFP të dielën në mëngjes. Një anije e marinës franceze dhe dy anije patrullimi të xhandarmërisë ishin të stacionuara afër. Prefektura tha se zona të përjashtimit detar dhe ajror ishin krijuar rreth vendit të ankorimit. Rreth 598 anije të dyshuara si pjesë e flotës hije të rusisë janë nën sanksione të Bashkimit Evropian. Autoritetet thanë se anija Grinch, 249 metra e gjatë, shfaqet me këtë emër në një listë sanksionesh të Mbretërisë së Bashkuar por si Carl në listat e përpiluara nga BE dhe Shtetet e Bashkuara. Operacioni është i dyti i këtij lloji në muajt e fundit. Franca në fund të shtatorit ndaloi një anije të lidhur me Rusinë të quajtur Borakai, një anije që pretendonte se mbante flamurin e Beninit, një veprim që Presidenti rus Vladimir Putin e dënoi si "pirateri". Kapiteni kinez i anijes Borakai do të dalë në gjyq në Francë në shkurt. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Cisterna#France