У нас вы можете посмотреть бесплатно 76 Gjuha 9 Filara Mesimi 76 Drejtshkrimi i fjalëve me prejardhje të huaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
76 Gjuha 9 Filara Mesimi 76 Drejtshkrimi i fjalëve me prejardhje të huaj Një numër jo i vogël fjalësh me prejardhje të huaj kanë hyrë në gjuhën shqipe pas Shpalljes së Pavarësisë. Ato i përkasin sidomos terminologjisë tekniko-shkencore. Një pjesë e fjalëve me prejardhje të huaj shkruhen në pajtim me shqiptimin të përshtatur me shqipen. Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet nga dy shtresa fjalësh: a. Në shtresën e parë dhe më të rëndësishme të leksikut të shqipes bëjnë pjesë fjalët vendëse, vetjake. Burimi i tyre është indoeuropian. b. Në shtresën e dytë futen fjalët e huazuara, të cilat janë me burim nga greqishtja, latinishtja, turqishtja, gjuhët sllave, anglishtja, frëngjishtja etj. 1. Fjalët që kanë –ia, -ie, -io, -iu, me –i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen sikurse janë dhe jo me –ja, -je, -jo, -ju: Me –ia: brazilian, diabet, diatezë, diamant, material, materializëm, italian, kardiak, pediatër, miliard, pianist, psikiatër, special, variant, specialist etj; Me –ie: ambicie, dietë, hierarki, higjienë, kantier, karrierë, karrocier, magazinier, malarie, materie, mumie, tastierë etj; Me –iu: akuarium, helium, kalcium, kalium, kolokium, magnezium; gjithashtu dhe emrat e përveçëm: Diana, Iliada, Robespieri etj; Me –io: aksiomë, aluzion, batalion, lokucion, milion, idiot, iluzion, radio, reaksion, televizion, version, violinë. 2. Kur –aj, ej, -oj, -uj ndodhen në trup të fjalës, shkruhen me –j dhe kur janë në fund me –i: trojka, lajtmotiv, volejboll; Xhamajka, Hajne, Tajvan, Versajë, Rio de Zhanjero dhe me –i: Havai, Uruguai, Sidnei, Tolstoi, Sergei; 3. Fjalët me burim latin me -kua, -kue, -kui, -kuo shkruhen sot me tog zanor, -ua, -ue, -ui, -uo: ekuacion, kuadrat, ekuivalencë, kuartet, kualifikim etj; 4. Shkruhen me -c dhe jo me -ç fjalët me burim latin: certifikatë, celsius, celebrim, censurë, centimetër, central, cikël, klasicizëm, nacional, publicist, stoicizëm etj; 5. Fjalët dhe emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me -au, -eu shkruhen edhe në gjuhën shqipe me -au, -eu: audiencë, auditor, autarki, autentik, autobus, autokrat, autokton, automat, automobil, autonomi, autopsi, (kisha) autoqefale, autor, autoritet, autorizim, autostradë, kozmonaut, maurët, mauzole, tautologji etj.; eufemizëm, eufoni, eufori, eukalipt, eunuk, euritmi, leucemi, leukocite, neurolog, neurologji, neuromë, neuron, neutral, neutron, pleura, pleurit, pseudonim, reumatizëm etj.