У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kosovë, rinumërimi i votave u mbyll -Ekspertët: U godit besueshmëria e procesit! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Afatet ligjore për shqyrtimin e ankesave zgjedhore mund ta çojnë Kosovën pranë një krize të re institucionale, veçanërisht në raport me zgjedhjen e Presidentit të vendit. Pas më shumë se një muaji nga zgjedhjet parlamentare, ka përfunduar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputet, duke i hapur rrugën shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, ligji parashikon edhe afate shtesë për ankesa, e kjo mund të vonojë certifikimin e rezultateve. Subjektet politike kanë 48 orë për të paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili duhet të vendosë brenda 72 orëve. Në rast refuzimi, ankesa mund të dërgohet në Gjykatën Supreme, e cila ka afat pesë ditë për vendim. Sipas KQZ-së, rinumërimi ka sqaruar dilemat rreth rezultateve, por institucionet janë të deturuara të respektojnë të gjitha afatet ligjore para certifikimit përfundimtar. Rinumërimi nxori në pah manipulime të mëdha brenda partive politike, ku dhjetëra mijëra vota të kandidatëve ishin transferuar gabimisht nga një kandidat te tjetri. Rreth 150 komisionerë janë përfshirë në hetime penale, ndërsa në Prizren janë caktuar masa paraburgimi për 23 persona të dyshuar për manipulim zgjedhor dhe vepra të tjera penale. Njohësit e proceseve zgjedhore vlerësojnë se, edhe pse rinumërimi ka korrigjuar rezultatet, dëmi kryesor i është shkaktuar besueshmërisë së procesit zgjedhor. Sipas Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që vëzhgoi zgjedhjet, manipulimet nuk kanë qenë të izoluara dhe krijojnë një precedent të rrezikshëm, ku përgjegjësia penale bie mbi komisionerët, ndërsa përfitimi politik mbetet te kandidatët dhe partitë. Ai shkroi në Facebook se "teknikisht, rinumërimi ka korrigjuar keqpërdorimet dhe ka rikthyer numrin real të votave për secilin kandidat”, por megjithatë, sipas tij, "problemi kryesor nuk qëndron më te rezultati – i cili mund të krijojë përbërjen e njëjtë të Kuvendit me atë të pararinumërimit – por te besueshmëria e procesit zgjedhor, e cila është dëmtuar rëndë”. "Fakti që shumica e kandidatëve, edhe pas largimit të votave të keqpërdorura, mund të certifikohen si deputetë, nuk e zhbën këtë dëm. Përkundrazi, krijon një precedent të rrezikshëm: manipulimi shndërrohet në një strategji me kosto të ulët, ku përgjegjësia penale bie mbi komisionerët, ndërsa përfitimi politik mbetet tek kandidatët dhe partitë. Kështu krijohet një paradoks serioz: procesi pranohet si i rregulluar ligjërisht, por mbetet i komprometuar moralisht”, shkroi Kryeziu.Vonesat në certifikimin e rezultateve po ashtu rrezikojnë vonimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Kuvendi ka afat deri më 4 mars për zgjedhjen e Presidentit, 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale. Nëse kjo nuk ndodh, vendi, sipas Kushtetutës, shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Kosovë#Zgjedhjet#TopChannelNews