У нас вы можете посмотреть бесплатно Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Kërkesa ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve, një çështje që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, Ndreca u shpreh se kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta. Ai tha se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar. Hierarkia dhe niveli i pagave, shtoi ai, përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislativi, me kushtin që të mos ketë ulje. “Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë tejkaluar atë kufi që Kushtetuta përcakton. Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, pra askund nuk thuhet që pagat e magjistratëve duhet ët kenë një nivel të caktuar sepse përcaktimi i niveleve është i kompetencave ekzekutive dhe legjislative, pra i dy pushteteve. Hierarkia e pagave, renditja e tyre, niveli i tyre përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislative, por me kushtin që nuk duhen ulur. Kërkesa e gjyqtarëve është për përfitimet e ardhshme sepse sot që flasim gjyqtarët e kanë pagën shumë të lartë. Meraku i gjyqtarëve është që referenca e re që është Presidenti i Republikës, mund të sjellë mosarritje të vazhdueshme page, por kjo është diçka hipotetike”, tha ai. Për deklaratat e kryeministrit, Ndreca theksoi se ato janë opinione dhe nuk përbëjnë ndërhyrje në drejtësi. “Në gjykimin tim, kryeministri nuk ka ndërhyrë nëpërmjet opinionit të tij në një pushtet tjetër sepse kryeministri është drejtuesi i ekzekutivit, por edhe mazhorancës dhe ai ka instrumentet kushtetues për të vepruar nëpërmjet ligjeve nëse do kishte këtë vullnet për të ndërhyrë. Nuk është çështja këtu, ato po shqyrtohen në Gjykatë Kushtetuese. Por kjo nuk bën kryeministrin një aktor që duhet të heshtë se i bie që kryeministri nuk duhet të flasë fare që të mos quhet ndërhyrje”, theksoi ai. /rtsh.al/ “Tema e Ditës” nga e hëna në të premte në RTSH me Arbër Hitaj, rubrika ku trajtohen aktualiteti, debatet sociale, zhvillimet politike dhe temat që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Me të ftuar nga fusha të ndryshme dhe analizë të thelluar, “Tema e Ditës” synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe informacioni për publikun shqiptar. 🔔 Abonohuni në kanalin tonë për përditësime të vazhdueshme dhe përmbajtje ekskluzive: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social: Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #rtsh #TemaeDites #arberhitaj