У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Bisedimet SHBA-Iran, Trump: Do të përfshihem në mënyrë indirekte! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të jetë “i përfshirë në mënyrë indirekte” në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që pritet të nisin në Gjenevë. Duke folur në bordin e Air Force One, ai u shpreh se beson se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje për programin bërthamor, duke shtuar se Irani është i vetëdijshëm për pasojat e mosarritjes së një dakordësie. “Unë do të përfshihem në ato bisedime në mënyrë indirekte dhe ato do të jenë shumë të rëndësishme. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Irani është një negociator shumë i vështirë. Janë negociatorë të këqij, sepse mund të kishim arritur një marrëveshje në vend që të dërgonim B-2 për të eliminuar potencialin e tyre bërthamor. Shpresoj, shpresoj se do të jenë më të arsyeshëm”, tha Donald Trump. Paralelisht, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Sipas mediave të huaja, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln ndodhet pranë Iranit, ndërsa USS Gerald R. Ford është nisur drejt rajonit. Është vërejtur gjithashtu shtim i destrojerëve dhe avionëve luftarakë amerikanë në zonë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi deklaroi në Gjenevë se synimi i Teheranit është arritja e një marrëveshjeje “të drejtë dhe të balancuar”, duke theksuar se dorëzimi përballë kërcënimeve nuk është në tryezë. Garda Revolucionare Islamike zhvilloi ndërkohë një stërvitje detare në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan