У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Sinoptikani grek: Shqipëria të përgatitet për mot ekstrem! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore. Arnaoutoglou që tashmë mban funksionin e eurodeputetit të socialistëve grekë të PASOK-ut, i cili shpeshherë ka folur edhe për Top Channel pasi ka mijëra ndjekës nga Shqipëria dhe jo vetëm, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë, ashtu siç duket dhe në hartën që publikon. …. Sakis Arnaoutoglou, sinoptikan grek Nga mesdita e së shtunës dhe më pas, shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri, prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje. Gjithashtu këto fenomene do të shfaqen edhe në veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë. Sinoptikani grek thekson se këto fenomene do te zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë. Sipas tij duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje. Si gjithnjë kujdesi më i mirë gjatë fenomeneve kohore është evitimi i qarkullimit gjatë stuhive dhe kalimi me makinë në rrugët me risk për përmbytje. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Moti#Shqiperi