У нас вы можете посмотреть бесплатно Reuters reportazh për fshatin Labinot si fshati i fundit komunist në Shqipëri - (23 Janar 2006) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2006 Dikur ky fshat njihej për lavdinë e tij patriotike, ndërsa sot është harruar në varfëri. Agjencia Reuters raporton se fshati Labinot pranë qytetit të Elbasanit mund të jetë i fundit fshat komunist në Shqipëri. Ndryshe nga çdo pjesë tjetër e Shqipërisë ku simbolet e komunizmit u shkatërruan pas ardhjes së demokracisë statuja e bronztë e ish-diktatorit Enver Hoxha në hyrje të fshatit është çmontuar dhe qëndron e fshehur në një qilar me kashtë. Ende sot hija e Hoxhës është e gjithë pranishme në këtë kat pasi 500 banorët e Labinotit e kujtojnë me krenari ish-udhëheqësin e tyre. Sabria plaka për shembull ruan me shumë dashuri një muze të vogël të Hoxhës në ndërtesën ku u krijua partia. Sabria: “Unë kam 20 vjet që rri në këtë banesë. Ishte muzeu që ka themeluar partia. Vijnë shumë njerëz që na shohin e shumë gjëra nuk po na bëjnë. Presim prej jush ishallah na rregulloni ju më mirë. Kam 20 e ca vjet do vritem brenda. Presim se çdo bëni. Shohim. Jam e vetme nuk kam mundësi që ta rregulloj as nga lagjja, as nga fshati. Presim prej qeverisë po na ndihmuan ata.” Në anë të muzeut fshatarët kanë arritur të heqin statujën e Enver Hoxhës që tani ndodhet në një qilar kashtë. Nazmi Burraj, babai i 5 fëmijëve, viziton rregullisht statujën dhe i tregon ish-diktatorit të rejat më të fundit që ndodhin në vend. Nazmi Burraj: “Ta dish t’i o shoku Enver këtu në Shqipëri është bërë pisllëku madh. Këtu është fut droga, papunësia, prostitucioni, lloj, lloj gjërash që janë negativ për popullin. Për çdo popull. T’i ke qenë njeri kampion edhe në qeverisjen tuaj nuk njihej drogë e korrupsion.” Burraj është nostalgjik për të kaluarën dhe shtëpia e tij është e mbushur me kujtime nga epoka komuniste. Madje edhe djali i tij 9 vjeçar Albani duket se është i vendosur të ndjek gjurmët e të atit. Albani: Ty Flamur të duam shum' Ti për ne je nën' e bab' Për ty gjakun derdhim lum' O Flamur i kuq me shkab Kënga jonë jehon mbi dhe' Mbi qytete, fush e mal Për Flamurin e vërtet Për të shtrenjtin ideal/tvklan.al Gazetare: Erjona Rusi SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/