У нас вы можете посмотреть бесплатно Ferdinand Dervishi dhe Denis Minga zbulojnë detajet nga 'HiStory' emisioni më i ri në Report Tv или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sot në episodin e parë të serialit të dokumentarëve ‘History’ në Report Tv u trajtua shpërthimi i 15 marsit 2008 në Gërdec, që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm dhe la pas shkatërrime me pasojën e një bombe atomike. Historia e një afere kriminale, që kishte qëllim fitimin e miliona dollarëve dhe një proces gjyqësor që u minua nga politika. Gërdeci, llogaritë milionëshe të një krimi të paralajmëruar. Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor. Katastrofa e Gërdecit, e 15 marsit 2008, humbja e 26 jetëve njerëzore dhe përgjakja e qindra banorëve të tjerë, edhe pas gati 20 vitesh të shkuara, vijon ta mundojë shoqërinë shqiptare. Shumëkush është i bindur se fajtorët ose nuk u ndëshkuan fare, ose u dënuan minimalisht nga sistemi i kontrolluar drejtësisë. Aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këmbënguljen e familjarëve të viktimave, është në proces gjykimi, i akuzuar për shpërdorim detyre, ish-ministri i Mbrojtjes i kohës - Fatmir Mediu. Si të kishte aftësinë e një njeriu të padukshëm, ai kishte arritur ti shpëtonte dhënies llogari për përgjegjësitë e tij për katastrofën e Gerdecit, për shkak të imunitetit që gëzonte si deputet. Por megjithë këtë zhvillim, megjithë gati dy dekada të shkuara nga ngjarja, shoqëria shqiptare vijon të mbetet e pandriçuar për pjesën se çfarë konkretisht ndodhi në Gërdec. Ajo është e bombarduar me shkrime e kronika televizive, që flasin më tepër për implikimin eventual të djalit të Kryeministrit të kohës, Sali Berisha, dhe më pak për mënyrën si u ndërtua fabrika e vdekjes në Gërdec, apo për llogaritë e fitimit të ndërtuesve. Është e bombarduar me lajme që trajtojnë pandehmat se si humbi jetën Kosta Trebicka - një biznesmen i përfshirë në një pjesë të kësaj historie, por nuk janë të ndriçuar sa i përket shkeljeve ligjore që sollën tragjedinë, të krahasuar vetëm me pasojat e një shpërthimi bërthamor. Por le të provojmë të rindërtojmë edhe njëherë ngjarjet. Së pari afera e Gërdecit nuk ishte një domosdoshmëri, apo emergjencë kombëtare, siç është tentuar dhe tentohet të sillet nga të akuzuarit për katastrofën dhe mbështetësit e tyre. Fishekët e armëve të supit, të mitralozëve të rëndë apo kundërajrorëve, për demontimin e të cilëve u krijua Gërdeci, nuk paraqisnin rrezikshmëri shpërthimi në tunelet e ushtrisë. Rrezikshmëria ka lidhje me lëndët shpërthyese si baroti, apo edhe me predhat e formatit të madh, që përdoren nga topat apo avionët. Në këtë periudhë, sa duket njerëzit që ideuan Gërdecin, janë joshur nga fakti i çmimit të lartë të skrapit të gëzhojave të tunxhit në tregun ndërkombëtar, i fiksuar në shifrën 4 mijë dollarë për 1 ton. Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #ReportTv #ReportTvLajme #reporttv #lajmifundit #aktualitet #rajoni #showbizz #lifestyle #lajmeflash #gerdeci #ferdinanddervishi #denisminga #dokumentar #histori #HiStory