У нас вы можете посмотреть бесплатно Deklarata e Ramës për ndryshimin e kufijve/ Bytyçi: Kërkon të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #intervista #EnverBytyçi Studiuesi Enver Bytyçi, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka thënë asnjëherë asgjë në lidhje me ndryshimin e kufijve. I ftuar në edicionin e lajmeve, të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, u shpreh se nuk është e para gazetë që shkruan se Rama mbështetë idenë e ndryshimit të kufijve në favor të Serbisë së madhe. “Unë reagim e Ramës e lexoj në dy plane, së pari do prisja që pas refuzimit dhe mohimit se ai është përfshirë në çështjen e ndryshimit në Kosovë të përsëriste një frazë pohuese që të shprehte qëndrimin e tij kundër kësaj ideje, në diskursin e Ramës që prej vitesh nuk kam dëgjuar që ai të jetë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në rajon, ndërsa sa i përket aspektit se a është i përfshirë Rama, nuk është e para gazetë që në Europë apo në SHBA që përmend përfshirjen e tij në projektin Serbisë dhe Vuçiç për ndryshimin e kufijve në favor të Serbisë së madhe. “ Ai shtoi se shumë gazeta në Evropë dhe shumë zyrtarë të lartë kanë publikuar artikuj se Kryministri I vendit tonë është dakord me idenë në fjalë, por megjithatë ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë reagim. “Në vitin 2018 Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është ngjizur para dy vitesh, kur Rama ishte në vizitë në Nish. Beogradi e ka pasur problem që të gjejë një partner në Tiranë për ta nisur këtë ide dhe ai gjeti pikërisht Ramën. Nuk ka një Shqipëri etnike që na e jep si lëmoshë Aleksandër Vuçiç. Shqipëria etnike ose është ose nuk është. Territori i Kosovës nuk duhet të vihet në dyshim. Kam parasysh një artikull të Ministrit të Jashtëm të Suedisë, i cili shkruante se idenë e shkëmbimit të territorit e ka përmendur Rama dhe ai është dakord me këtë ide. Rama atëherë nuk e përgenjështroi një akuzë të tillë. Këtë aspket e kanë përfshirë edhe gazeta tjera në Europë." I pyetur se pse Rama bëri një deklaratë të tillë, menjëherë pas publikimit të artikullit, Bytyçi, u shpreh se kreu i qeverisë kërkon të pajtohet me Kryeministrin dhe Presidenten e Kosovës. “Rama anjëherë nuk e ka kundërshtua këtë ide. Po pse e kundërshtoi sot? Mendimi im është se ai kërkon të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin. Kërkon që të vendosë ca ura bashkëpunimi që i ka shkëputur vetë. Ai kërkon t’u thotë lidershipëve jam kundër ndryshimit të kufijve, por duke e presepozuar dhe jo duke e artikullluar qartë, sepse nëse do e artikulonte qartë do të çonte në reagimin e Aleksandër Vuçiç, që është dëshmitar i qëndrimeve dhe bisedave me Ramën. Kufijtë në Ballkan nuk kanë ndryshuar dhe nuk duhet të ndryshojnë." Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/deklarat... Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp