У нас вы можете посмотреть бесплатно Fluturimet nga Rinasi mbeten të pezulluara, shkak reja me pluhur vullkanik-(19 Prill 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Një numër i madh fluturimesh ka vijuar dhe këtë të hënë të mos kryhet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Për të katërtën ditë radhazi qindra pasagjerë në Rinas e kanë pasur të pamundur të fluturojnë drejt destinacioneve të Evropës Perëndimore, por edhe drejt rajonit, si në Lubjanë apo Prishtinë. Shkak vijon të jetë reja e pluhurit vullkanik. Fjorald Zguro: “Aktualisht kur ora shënon 12 e së hënës vetëm 4 aeroporte si i Romës, Barit, Stambollit dhe Athinës kanë marrë konfirmimin tashmë për të kryer fluturime të rregullta në nisje nga Rinasi.” Sipas Tirana International Airport, mese 80 fluturime janë anuluar me nisje nga Rinasi prej fundjavës të kaluar duke sjellë konfuzion tek pasagjerët. Qytetarja: “Duhet të na njoftojnë në shtëpi. Ne të lemë numrin që mos vijmë 1 herë, 2 herë, 3 herë. Ka që janë dhe nga larg. Ky është problem.” Gazetari: “Sa herë keni ardhur këtu?” Qytetarja: “Është e treta herë sot. Tashi po u anulua sot do vij dhe herë tjetër.” Arlinda Çausholli: “Ka pasur disa ndryshime destinacionesh. Kompanitë ajrore atë që po bëjnë aktualisht po mundohen që të mbledhin pasagjerët dhe t’i drejtojnë në një destinacion ndryshe nga sa kanë blerë biletën. Por se mendoj që është menaxhimi më i mirë i mundshëm në këtë situatë. Janë shumë të këshilluar pasagjerët që të kontaktojnë kompanitë ajrore për vazhdimin e udhëtimit të këtyre se gjërat ndryshojnë brenda shumë shumë pak orësh.” Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Ervin Mazniku tha se situata po monitorohet nga afër. Ai garanton pasagjerët se kompanitë e fluturimit do tu rimbursojnë vlerën e biletave ose do t’i shtyjnë rezervimet për një datë tjetër pa kosto shtesë. Ervin Mazniku: “Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj ndikimit të resë me hirin vullkanik. Faktorët natyrorë, pra erërat bëjnë që një gjë e tillë të largohet nga Shqipëria në drejtim të jugut. Kemi kontaktuar me mjaft kompani ajrore, të cilat kanë premtuar ofrimin e mundësisë së riprenotimit të biletës brenda një afati kohe të caktuar pa kosto ekstra. Nëse mundësia e dytë është që në qoftë se këta pasagjerë kanë mbërritur në destinacionet e tyre duke përdorur mjete udhëtimi alternative pra jo me avion, atëherë këtyre do t’u rimbursohet bileta.” Përhapja e resë më hirin vullkanik detyroi DPAC mëngjesin e të dielës të mbyllë përkohësisht hapësirën ajrore të Shqipërisë. Një gjë të tillë e bënë dhe fqinjë tanë si Kosova dhe Maqedonia./tvklan.al Gazetar: Fjorald Zguro SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/