У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Të burgosur” në hapësirë prej 9 muajsh, astronautët e NASA kthim madhështor në Tokë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Qëndrimi i dy astronautëve të NASA-s në hapësirë do zgjaste vetëm një javë, megjithatë, kapsula që i mbante pati probleme pas mbërritjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, duke i lënë "të burgosur" mes yjeve për 9 muaj. Astronautët Butch Wilmore dhe Suni Williams po përgatiten të kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, në pritje të mbërritjes së zëvendësuesve të tyre javën e ardhshme. Nisja e tyre është planifikuar për në fund të marsit. Dy astronautët do të udhëtojnë në një kapsulë të SpaceX së bashku me dy kolegët e tyre që udhëtuan drejt ISS në shtator. Duke folur nga stacioni hapësinor të martën, Williams tha se pjesa më e vështirë e misionit të zgjatur papritmas ishte pritja për të takuar familjet e tyre pas kthimit në Tokë. “Ishte një udhëtim emocionues për ta, ndoshta më shumë se për ne”, tha kolegu i tyre. Wilmore dhe Williams fillimisht ishin planifikuar të qëndronin në ISS për vetëm një javë kur u nisën në qershor në bordin e kapsulës së re Starliner të Boeing, testi i parë me ekuipazh i këtij lloji pas shumë vitesh. Megjithatë, kapsula pati shumë probleme me mbërritjen në ISS sa NASA e konsideroi të pasigurt për fluturimin me ekuipazh dhe e ktheu atë bosh në Tokë. Kthimi i dy astronautëve u vonua më tej nga koha shtesë e nevojshme për të ndërtuar kapsulën e re të SpaceX, e cila do të kryente misionin zëvendësues. Më në fund, muajin e kaluar NASA vendosi të përdorë një kapsulë tashmë të testuar për misionin e radhës, duke përshpejtuar nisjen në 12 mars. Dy ekuipazhet do të qëndrojnë së bashku në ISS për rreth një javë, përpara se Wilmore dhe Williams të nisen së bashku me Nick Hague të NASA-s dhe Alexander Gorbunov të Agjencisë Hapësinore Ruse. Pavarësisht qëndrimit të tyre të gjatë në hapësirë, dy astronautët kanë theksuar vazhdimisht se kanë qenë shëndetshëm dhe të përkushtuar ndaj misionit, për aq kohë sa ka qenë e nevojshme. Pamjet: NASA TV, NASA, AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #NASA#TopChannelNews