У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 1 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 1 Shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Rama: drejtoritë e kadastrave rajonale do të transferohen në Tiranë, shërbimet vetëm online. Kryeministri Rama thotë se zhvendosja e drejtorisë së kadastrës së Vlorës në Tiranë vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve. Ai thekson se edhe drejtori të tjera rajonale do të grumbullohen në qendër, pasi shërbimet do të merren vetëm online. Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë. Gjykata e Posaçme rrëzoi një tjetër kërkesë të Erion Veliajt për të lënë qelinë. Kryebashkiaku kërkoi zëvendësimin e masës “arrest me burg” me masën “detyrim paraqitje”, duke pretenduar se nuk përbën më rrezik për dëmtimin e provave. Eurostat: Shqipëria ndër vendet me çmimet më të lira për hotele dhe restorante në Europë. Euronews, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Eurostat, e rendit Shqipërinë ndër vendet me çmimet më të lira në Europë për restorante dhe hotele, shumë poshtë mesatares së BE-së. Përjashtuar Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka çmimet më të lira edhe në rajon. Kapet arsenal armësh në Selitë. Vinin nga Kosova dhe shiteshin në Tiranë, 4 në pranga. Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe ka vënë në pranga katër persona, si pjesë e një grupi kriminal. Armët e zjarrit trafikoheshin nga Kosova dhe, pasi modifikoheshin në zonën e Selitës, shiteshin në Tiranë tek elementë kriminalë. Rrëshqet masivi shkëmbor, bllokon mbi 8 orë rrugën Librazhd – Qafë Thanë. Rrëshqitja e masivëve të shkëmbinjve në afërsi të Dragostunjës shkaktoi bllokimin e aksit kombëtar Librazhd–Qafë Thanë. Autoritetet bënë të mundur zhbllokimin e rrugës vetëm pas 8 orësh, ndërsa situata shkaktoi radhë kilometrike makinash. Shkrimi i dorës në rrezik nga përdorimi i teknologjisë, UNESCO kërkon mbrojtjen e tij. Përdorimi i gjerë i teknologjisë ka sjellë një transformim rrënjësor në mënyrën e të shkruarit, ku tastiera dhe ekrani i telefonit kanë zënë vendin e lapsit dhe letrës. Për këtë arsye, UNESCO jep alarmin për zhdukjen e shkrimit të dorës dhe kërkon mbrojtjen e tij. Irani kërcënon SHBA-në, Khamenei: sulmi do ta kthejë konfliktin në rajonal. Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta. Presidenti amerikan thotë se “gishti është në këmbëz” për një sulm ndaj Iranit, ndërsa lideri iranian kundërpërgjigjet se një veprim i tillë do të ndizte një konflikt rajonal. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/