У нас вы можете посмотреть бесплатно Opinion - Kukësi, refugjatët e Kosovës dhe çmimi Nobel - 17 Mars 2026 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Emisioni i sotëm rikthehet pas në kohë, 27 vite më parë, në pranverën e vitit 1999, kur me fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë së asaj kohe, një numër shumë i madh shqiptarësh të Kosovës nisën të dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Pothuajse çdo qytetar i Kosovës u detyrua të linte shtëpinë për të mbijetuar. Kukësi, një qytet i vogël, me një numër të kufizuar banorësh dhe me një infrastrukturë të rrënuar, me një rrugë që në ditët më të mira zgjaste 8 orë, e në kohë të vështira mund të shkonte edhe deri në 12 orë, u përball me pritjen e rreth 500 mijë shqiptarëve të Kosovës. Pamjet tronditën mbarë botën. Ajo që ndodhi ishte e pabesueshme. Këto pamje shënuan edhe një pikë kthese për mbështetjen e opinionit publik ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë. Një vit më pas, në vitin 2000, Kukësi u propozua për të marrë Çmimin Nobel për Paqen. Pritja e shqiptarëve të Kosovës mbetet gjurma më e rëndësishme historike që Kukësi ka lënë. Në pjesën e parë do të transmetohet një dokumentar i realizuar nga producentja Helena Halilaj dhe me regji nga Burim Haliti. Në pjesën e dytë dhe të tretë do t’i rikthehemi një interviste nga arkiva me Adem Demaçin, i lindur në vitin 1936 dhe i ndarë nga jeta në vitin 2018, pasi kaloi 28 vite në burgjet e Jugosllavisë. Sa herë që lirohej dhe përfundonte një dënim, ai deklaronte se pa bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk ka të ardhme në Ballkan. I konsideruar si një nga disidentët më të hershëm dhe më të rëndësishëm të Europës Lindore, ai u nderua me Çmimin Saharov nga Bashkimi Europian. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan