У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 23 Mars 2025, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 23 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Drini Zeqo Headlines 23 mars 2025 Rama: Antarësimi në BE, jemi në kohën e duhur. Lufta kundër korrupsionit, arsye për të qenë krenarë Kryeministri Rama thotë se Partia Socialiste është në kohën dhe vendin e duhur për ta çuar Shqipërinë në BE. Nga Vlora ku prezantoi kandidatët për deputetë, ai tha se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të kthehet në një arsye për tu ndjerë fajtor. Berisha në Napoli: Në 11 maj, fundi i Ramës. 5 vjet pa taksa kush investon në Shqipëri Sali Berisha zhvillon në Napoli një takim me shqiptarët e Italisë të cilëve u tha se 11 maji do të shënojë fundin politik të Ramës. Ai premtoi që me ardhjen në pushtet të heqë taksat për 5 vjet për këdo prej tyre që do të vijë të investojë në atdhe. Bashkitë marrin në menaxhim plazhet publike. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces 973 stacione plazhi publike në gjithë vijën bregdetare do të menaxhohen nga bashkitë të cilat do të ofrojnë cadra dhe shezlonge me ccmime të arsyeshme. Kryeministri Rama thotë se në maj mbaron pista e aeroportit të Vlorës, ndërsa projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces. Shqipëria, destinacioni i nomadëve digjitale. Ata që vijnë një herë, rikthehen sërish Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për nomadët digjitalë. Janë të shumtë të huajt që zgjedhin vendin tonë për të punuar për shkak të lehtësirave që gjejnë këtu, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që rikthehen sërish. SHBA hedh poshtë planin europian për Ukrainën. I dërguari i Trump: Putin është shumë i zgjuar I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes mes Kievit dhe Moskës, Stif Uitkof hedh poshtë planin për dërgimin e paqeruajtësve europianë në Ukrainë. Ai thotë se Rusia kërkon stabilitet, ndërsa vlerëson Putinin si “shumë të zgjuar”. Papa Francesku del nga spitali, mjekët: Gjendja shëndetësore është përmirësuar Papa Françesku doli sot nga spitali i Romës, ku u kurua për 38 ditë. Ati i Shenjtë falenderoi besimtarët e shumtë që kishin dalë ta prisnin tek hyrja e spitalit, ndërsa mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore tashmë është përmirësuar. Nesër Shqipëri-Andorre, kombëtarja zhvillon sot stërvitjen zyrtare. Strakosha, në dyshim Shqipëria do të zhvillojë sot në Arenën Kombëtare stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbetet në dyshim aktivizimi i portierit Strakosha, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Anglinë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/