У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Aksion pastrimi në plazhin e Shëngjinit në Lezhë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Plazhi i Shëngjinit është duke u pastruar për t’u bërë gati për të pritur sezonin e ri veror. Bashkia e Lezhës synon pastrimin e të gjithë hapësirës bregdetare. Në Lezhë po bëhen gati për sezonin e ri turistik. Autoritetet po marrin të gjitha masat për t’u ofruar kushte të përshtatshme vizitorëve. Ky është një aksion pastrimi në Shëngjin. Pjesë e tij u bënë jo vetëm përfaqësues të institucioneve, por edhe vullnetarë. “Ka dhe qytetarë vullnetarë që na janë bashkuar, banorë të Shëngjinit, për të cilët kam vlerësim maksimal dhe i falenderoj. Po ashtu kemi bashkëpunim me agjencitë rajonale të bregdetit dhe administratën e zonave të mbrojtura”. Aksioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës, ndërsa synimi është pastrimi i hapësirave bregdetare. “Ky është një aksion ndërgjegjësues në prag të nisjes së sezonit turistik, si dhe në kuadër të të gjitha përgatitjeve që organizojnë institucionet dhe Bashkia Lezhë.” Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë mjedisin pastër dhe mbeturinat t’i hedhin në vendet e caktuara nga bashkia. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan