У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rusi-Kinë, një aleancë e re ushtarake! Putin: Nuk po fshehim asgjë, kemi bashkëpunim или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë, në kuptimin e bashkëpunimit ushtarak, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë të transmetuar të dielën nga televizioni shtetëror rus. Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, thanë se shtetet e tyre kanë miqësi dhe u zotuan për lidhje më të ngushta, gjatë takimit të tyre në Moskë në fillim të kësaj jave, në kohën kur Rusia po përpiqet të shënojë fitore në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë. “Ne nuk po krijojmë ndonjë aleancë ushtrake me Kinën”, citohet të ketë thënë Putin, sipas Interfax. “Po, ne kemi bashkëpunim në sferën e ndërveprimit ushtarako-teknik. Ne nuk e fshehim këtë. Gjithçka është transparente, nuk ka asnjë sekret”, shtoi lideri rus. Putin po ashtu tha se fuqitë perëndimore po tentojnë të krijojnë më shumë aleanca globale, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n se kanë nisur të ndërtojnë një “bosht” të ri, që sipas tij, ka disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. “Prandaj analistët perëndimorë.... po flasin lidhur me atë se Perëndimi po nis të ndërtojë një bosht të ri të ngjashëm me atë që u krijua në vitet ’30 nga regjimet fashiste të Gjermanisë, Italisë dhe regjimi ushtarak i Japonisë”, tha Putin. SHBA-ja së fundmi ka paralajmëruar se Kina mund t’i ofrojë armë Rusisë, gjë që është mohuar nga Pekini. Kina nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por së fundmi ka publikuar një plan me 12 pika për luftën në Ukrainë, duke argumentuar se dëshiron që konflikti të zgjidhet përmes dialogut. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rusi#Kinë