У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Debate edhe në seancën e fundit të Kuvendit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zjarri që prej tre ditësh ka rënë në landfillin e Elbasanit ndezi edhe debatin parlamentar, në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Opozita kërkoi debat për çështjen e tre inceneratorëve, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, duke kërkuar nga Kuvendi që të marrë përgjegjësinë për kontratat korruptive. “Debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan, është e nevojshme që hetimi prej 430 mln eurosh, korruptive në fakt i inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ta vazhdojë diskutimin duke qenë se çështja nuk është mbyllur”, tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Në kundërpërgjigje, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ftoi opozitën të zbatojë rregulloren e Kuvendit. “Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregullorja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës”, u shpreh kryeparlamentarja, Elisa Spiropali. Insistimi i deputetëve të qarkut të Elbasanit u kushtoi demokratëve mbylljen e mikrofonit nga ana e Spiropalit. Zheni Gjergji: “Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë e dështimit të projektit të inceneratorit.” Elisa Spiropali: “Mos abuzo me procedurën.” Por tensioni mes palëve u rrit më tej teksa deputeti Flamur Noka akuzoi maxhorancën se në këtë legjislaturë do mbahet mend për cenimin e lirisë së fjalës ndaj opozitës. Flamur Noka: “Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e Parlamentit.” Elisa Spiropali: “Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.” Niko Peleshi: “Nuk latë fjalë pa përmend këtu, eunukë, cyryk…” Tonet u ashpërsuan edhe më tej teksa Nokës iu refuzua fjala për procedurë. Elisa Spiropali: “Do përgjigjen ata se s’janë gurë varri, ulu në vend mos të të përjashtoj nga seanca, mos guxo, dil përjashta, mos u sill sikur ke ardhur nga mali, s’ka fjalë për procedurë.” Në replika, opozita dhe maxhoranca u përfshinë edhe për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit për vitin 2024. Jorida Tabaku: “E vetmja pengesë për integrimin e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet qeveria. Qeveria që nuk arriti të organizojë zgjedhje të lira, që shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që nuk garanton institucione funksionale demokratike. Nuk kemi reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse.” Toni Gogu: “Po të kthejmë kokën mbrapa, jemi afër agimit të 2030. Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë.” Jorida Tabaku: “Mos ia qani hallin fare opozitës, zoti Gogu. Ti duhet të shqetësohesh për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen atje në Parlamentin Evropian më 9 korrik.” Toni Gogu: “Të vetmit të vjedhur ishin kandidatët e opozitës, që u panë, e kjo filloi që me Primaret.” Mes ligjeve që sollën debate mes palëve, raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura u shty për në vjeshtë, teksa më 10 shtator pritet të mblidhet parlamenti i ri. 82 deputetë aktualë nuk do të rikthehen më në sallë, pasi disa nuk ia dolën të fitojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të tjerë nuk u rikandiduan nga kryetarët e partive. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/