У нас вы можете посмотреть бесплатно Ky është Vermoshi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
/ subscription_center add_user=NikprelajPjeter Ai ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Vermoshi gjendet në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës. E gjithë kjo zonë quhet krahina e Kelmendit. Këtë emër mban edhe komuna në fjalë. Ky emërtim vjen nga fjala latine “climens”, që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë. Mbasi udhëtohet në një rrugë dramatike dhe spektakolare malore nga Shkodra për në Vermosh, duke kaluar objekte të tilla si qafën e Rrapshit dhe urën e Tamarës mbi lumin e Cemit, udhëtari mbërrin në fshat, i cili është ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i Limit. Gjendemi në një luginë me origjinë akullnajore, të vendosur në lartesinë 1.100 metra mbi nivelin e detit. Në të dy anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët. Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.Një ndër aktivitetet, të cilat zhvillohen për çdo vit në Vermosh është “Logu i Bjeshkëve”, ku kryhet kompeticioni në të cilin zgjidhet “Miss Bjeshka”. Vajzat konkuruese ekspozojnë kostume kombëtare tradicionale të zonës së Kelmendit dhe M. s'Madhe. Në këtë aktivitet marrin pjesë shumë kelmendas të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Angli.