У нас вы можете посмотреть бесплатно Rezistenca para kryeministrisë, flet Adriatik Lapaj: Çfarë do të ndodhë nesër? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rezistenca para kryeministrisë, flet Lapaj: Çfarë do të ndodhë nesër? Të ftuar: Adriatik Lapaj - Kreu i “Shqipëria Bëhet” Dashamir Shehi - Kreu i LZHK Agim Baçi - Analist Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te situata brenda opozitës, roli i protestave dhe mungesa e një alternative bindëse për qytetarët. Shehi u shpreh se protestat janë një mjet i rëndësishëm i demokracisë, por sipas tij ato nuk mund të zëvendësojnë veprimin politik institucional. “Unë jam për protestat, janë një armë e demokracisë, por nuk është e mjaftueshme. Opozitë nuk bëhet vetëm me protestat, bëhet në Parlament, në media, me ndërkombëtarët”, deklaroi ai, duke shtuar se protesta në Shqipëri ka “rrëshqitur” nga funksioni i saj real. Sipas ish-deputetit, gabimi kryesor i opozitës ka qenë mungesa e bashkimit mes forcave alternative. Ai theksoi se përçarja ka sjellë humbje të konsiderueshme votash dhe ka dobësuar ndikimin politik të opozitës. “Nëse nuk puqen të gjitha forcat alternative ndaj Berishës, opozita nuk prodhon vota dhe sakrifikon me mijëra prej tyre. Nëse do ishin të gjithë bashkë, do të kishin rreth 200 mijë vota, që do të përktheheshin në 20 deputetë dhe një sinergji politike”, u shpreh Shehi. Në analizën e tij, Shehi vuri në dukje se qytetarët nuk shohin një alternativë reale te opozita, pasi sipas tij ajo vazhdon të ofrojë Sali Berishën si zgjidhje politike. “Njerëzit nuk shohin alternativë te opozita. Opozita i sjell Berishën si alternativë, dhe ai nuk ka kohën me vete. Nuk e përsërit dot as për shkak të moshës dhe as për faktin se për herë të tretë kërkon të vijë në pushtet, me ngarkesa nga qeverisjet e mëparshme”, përfundoi ai. Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania Website: https://www.balkanweb.com/ Ndiq News24 në Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4 Ndiq News24 në Instagram: http://bit.ly/41waTOE Ndiq News24 në X: / balkanwebcom #news24albania #News24AL #kjojave #nisidatufa #adriatiklapaj #DashamirShehi #AgimBaçi