У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiskalizimi - Si të regjistroni të dhënat e vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
➖ Pas identifikimit ne portalin Self-Care, klikoni ne menune “Fiskalizim” zgjidhni “Vendet e ushtrimit te veprimtarise se biznesit”. Ne ekran ju shfaqen te gjitha adresat e vendeve te biznesit qe keni te regjistruar. Ky informacion vjen paraprakisht i plotesuar me te dhenat tuaja nga QKB. Statusi tregon nese ky vend biznesi eshte aktiv apo jo. Klikoni mbi secilen prej njesive te biznesit me status “Hapur” dhe do te keni mundesi te plotesoni informacionin e kerkuar. ➖ Per te regjistruar apo te perditesuar te dhenat e “Informacionit baze”, klikoni butonin “Modifiko”. Informacionin e seciles nga fushat qe shfaqet ne ekran mund ta perditesoni duke klikuar shigjeten ose mund ta fshini duke klikuar gomen. ➖Fillimisht vendosni “Emertimin e njesise se biznesit”. ➖Per te dhenat e “Llojit te vendndodhjes”, mund te zgjidhni 1 nga opsionet (Objekt, Automjet, Truall). Nese zgjidhni Automjet duhet te plotesoni edhe te dhenat e Targes. ➖ Sipas llojit te aktivitetit, zgjidhni “Qellimin e perdorimit”, nese kryeni apo jo pagesa me para ne dore, pagesa pa para ne dore, si dhe “Llojin e shitjeve”, Me Shumice, Me Pakice apo Sherbime. ➖ Nese keni nje ofrues interneti, zgjidhni “Po” dhe plotesoni NIPT-in e ofruesit te internetit, klikoni lupen e kerkimit dhe menjehere automatikisht do t’ju shfaqet emri i tij. ➖ Caktoni “Pronesine e njesise se biznesit”. Nese zgjidhni Me Qera apo Marreveshje te tjera, duhet te plotesoni edhe te dhenat e NIPT-it nese qeradhenesi eshte subjekt i regjistruar ose NID nese qeradhenesi eshte individ. Klikoni lupen e kerkimit dhe menjehere automatikisht do t’ju shfaqet emri i tij. ➖ Plotesoni te dhenat e Siperfaqes, sipas percaktimit Mjedis i brendshem apo i jashtem. ➖ Vendosni “Rregullin e leshimit te fatures”. Zgjidhni Rang Njesie biznesi; Rang Njesie biznesi sipas menyres se pageses ose Rang pajisje elektronike faturimi ne rastin kur cdo pajisje do te kete numrin e saj rrites per faturat qe leshon. Pasi keni plotesuar te gjithe informacionin, kliko butonin “Ruaj”. ➖ Statusi, tregon nese kjo njesi biznesi eshte Aktive dhe Daten e Vlefshmerise se saj. ➖ “Aktivitetet” keni mundesi te shtoni apo perditesoni te dhenat e Llojit te Aktivitetit, duke perzgjedhur edhe rendesine e saj ne Kryesore apo Dytesore. Ju mund te shtoni me shume se nje Lloj Aktiviteti. Per te shtuar nje aktivitet te ri, klikoni butonin Shto, nga lista qe ju shfaqet zgjidhni Llojin e Aktivitetit, percaktoni rendesine e aktivitetit dhe daten e fillimit te vlefshmerise. Nese deshironi mund te vendosni edhe daten e perfundimit te ketij lloj aktiviteti ne kete njesi biznesi. Pasi te klikoni “Ruaj”, ky aktivitet i shtuar do te shfaqet ne listen e aktiviteteve. ➖ “Oret e punes” duhet te regjistroni orarin e kesaj njesie biznesi, ne ditet e javes ne datat tek dhe cift te muajit. Klikoni shenjen + dhe percaktoni orarin ne nje dite te caktuar te javes duke vendosur oren dhe minute e fillimit dhe mbarimit te kohes e punes. Per te kopjuar te njejtin orar ne ditet tek apo cift te muajit klikoni shenjen ⬇. Ndryshimin e orarit te punes ne nje dite te caktuar e kryeni duke klikuar shenjen + dhe me pas vendosni orarin e ri te punes. ➖ Ne fushen “Shenime Shtese”, mund te regjistroni informacion per orarin e pushimit apo cdo informacion tjeter. Klikoni “Ruaj” dhe vijoni me Nen Menune “Pajisjet elektronike te faturimit”. Per te shtuar nje pajisje elektronike faturimi, klikoni butonin “Shto”. Ne formen qe do t’ju shfaqet vendosni emrin e pajisjes elektronike te faturimit, i cili eshte emri identifikues i pajisjes elektronike per lehtesi administrimi. Ne fushen “Softueri”, vendosni te pakten 3 germa nga emri i zgjidhjes softuerike qe keni dhe zgjidhni zgjidhjen e duhur nga lista qe do t’ju shfaqet. Do t’ju shfaqet fusha “Mirembajtesi i zgjidhjes softuerike” ne te cilen do te perzgjidhni emrin perkates. ➖ Fusha “Vendndodhja” percakton vendin ku eshte vendosur kjo pajisje dhe nuk eshte informacion i detyrueshem. ➖Ne fushen “Lloji” perzgjidhni nese pajisja qe po regjistrohet eshte pajisje elektronike e faturimit Standarte apo Automat. ➖ Plotesoni edhe “Daten e Vlefshmerise” se fillimit te leshimit te fatures nga kjo pajisje. Pasi klikoni butonin “Ruaj” do te vereni qe kjo pajisje eshte regjistruar dhe per te eshte gjeneruar automatikisht nje kod, i cili do te jete pjese e te dhenave te cdo fature me para ne dore te leshuar nga kjo pajisje. ➖ “Adresat”, te dhenat vijne automatikisht te papaplotesuara dhe ju duhet te vendosni koordinatat e sakta te veprimtarise se biznesit. klikoni butonin “Modifiko”, me pas percaktoni pozicionin e duhur te pikes ne harte. Ne menyre automatike merren koordinatat gjeografike te kesaj pike dhe me pas klikoni butonin “Ruaj”. ➖ “Kontaktet”, duhet te plotesoni te dhenat e nevojshme te kontaktit te kesaj njesie biznesi, sic jane “Kanali i Komunikimit” dhe te dhenen perkatese ne fushen “Informacioni i kontaktit”, si dhe emrin e personit te Kontaktit. Ky informacion ruhet duke klikuar butonin “Ruaj”.