У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - 12 kongresmene, letër Rubios për Kosovën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
12 kongresmenë dhe senatorë amerikanë në një letër dërguar sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, shprehin shqetësimin e thellë për raportimet se administrata e Donald Trump mund të reduktojë prezencën e ushtarëve amerikanë në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it. Në të theksohet se në një kohë të brishtësisë së lartë politike dhe rritjes së ndikimeve keqdashëse në Ballkanin Perëndimor, reduktimi i këtyre forcave do të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin, e veçanërisht Bosnje Hercegovinën. “Çdo reduktim i personelit ushtarak amerikan mund të ketë pasoja të konsiderueshme jo vetëm për kapacitetet operacionale të forcës paqeruajtëse, por edhe për të dobësuar rolin e KFOR-it si një faktor politik parandalues për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Tensionet mes komuniteteve etnike serbe në veri të Kosovës vazhdojnë, mes veprimeve të vazhdueshme nga qeveria qendrore e Kosovës që vazhdojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet me komunitetet lokale”, shkruhet në letër. Gjithashtu reduktimi i këtyre trupave shihet edhe si një pengesë e mundshme për sa i përket ecurisë së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. “Duke pasur parasysh mungesën e përparimit domethënës në dialogun Beograd-Prishtinë, një reduktim i trupave do të hiqte një mjet presioni që mund të detyrojë rikthimin në negociata. Për më tepër, një prani më e vogël amerikane mund të inkurajojë aktorë që e shohin tërheqjen e Perëndimit si një mundësi për të nxitur trazira. Duke qenë se inteligjenca e fundit tregon se nuk ka ndryshim në ndikimin keqdashës rus në rajon, ne nuk duhet të reduktojmë trupat amerikane dhe të lëmë hapësirë shtesë për aktivitetin rus”, theksohet gjithashtu në letër. Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me deri në 500 trupa në një forcë paqeruajtëse prej rreth 5000 ushtarësh në total që ka misioni i KFOR-it në Kosovë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/