У нас вы можете посмотреть бесплатно Havari: Vrasja e Ndokës, për arsye të forta, përjashtoj djalin, policët frikë nga deputetet e zonës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për ish-oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, vrasja e djeshme e Aleksandër Ndokës ka patur në sfond arsye të forta. “Ka pasur arsye të forta që e kanë ekzekutuar. Atje është bërë nami me tokat, si në Kavajë. Pastaj ka patur konflikte e trafiqe, të cilat policia e Lezhës i njeh mirë”, ka thënë Havari, i ftuar në studion e lajmeve të “Report Tv”. Ish-zyrtari i policisë e ka krahasuar ekzekutimin në fjalë me ekzekutimet mafioze në Siçili dhe ato të vitit ’97, kur ishte ende në detyrë. Ai ka shprehur dyshimet e tij sa i takon denoncimit me 6 orë vonesë të familjes së të ndjerit, që sipas tij nuk është aspak normal. “Jam çuditur nga kjo. Edhe nëse ka 2 apo 1 orë vonesë do të thotë se këtu ka diçka. Ata ndoshta kanë informacion, e dinë, mendojnë për hakmarrje. Rrugë tjetër s’ka”, ka thënë Havari. Përse këto ngjarje të rënda nuk zbardhen? Mit’hat Havari: Ka edhe që janë zbardhur, por policia nuk ka forcë. Këto janë problemet me politikën shqiptare. Një polic nuk duhet të trembet nga deputeti i zonës, gjë që e kam provuar në kurriz e që vazhdon edhe sot. Ata nuk kanë kurajë. Asnjë polic nuk merr kurajën të shkojë të kryejë një arrestim pa qenë shefi aty.(b.h/Shqiptarja.com )