У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Mish me presh nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 4-5 racione mish viçi 1 qepë 2 thelpinj hudhër 1 lugë gjelle salcë domate (koncentrat) 1 kg presh 2 gjethe dafine Vaj Kripë dhe piper të zi Pak piper i kuq Ndajmë racionin e mishit, por mund ta presim edhe në kubikë sa një kafshatë. Vendosim mishin në tenxhere dhe e lëmë sa mishi të avullojë lëngun e tij. Shtojmë vajin dhe e kaurdisim atë për 5 minuta duke shtuar më pas qepën të prerë në kubikë. Kaurdisim qepën dhe mishin deri sa qepa të zbutet. Më pas shtojmë salcë, piper të kuq dhe i skuqim për 1 minutë. Më pas shtojmë preshtë dhe i lëmë të kaurdisen duke vendosur kapakun herë pas here dhe trazuar sa ti bjerë volumi. Shtojmë kripë, piper të zi dhe më pas ujin pak nga pak, fillojmë me një gotë dhe duke ulur temperaturën e sobës në mesatare. E kontrollojmë shpesh duke e parë nëse uji përthithet. Shtojmë përsëri ujë të nxehta nga pak me qëllim që mishi me presh të ruajë formën dhe të shërbehet me salcën e vet. Mund ta shërbejmë me një fetë limoni. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu