У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Draft-rapoti i raportuesit në PE: “2025-sa, vit i humbur për Kosovën”! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Draft-raporti për Kosovën i hartuar nga raportuesi në Parlamentin Europian, Riho Terras e i publikuar së fundi, e përshkruan 2025-sën si vit të humbur për vendin, për shkak të bllokadës së zgjatur politike. Sipas draftit, Parlamenti Europian e mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025. Megjithatë, institucioni shpreh keqardhje për paralizimin e procesit politik gjatë vitit 2025, që sipas raportit rezultoi në humbje të madhe kohe për vendin. Në raport theksohet gjithashtu dështimi i Kuvendit për të zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, cka coi drejt zgjedhjeve të reja. Draft-raporti përshëndet nga ana tjetër ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e konsideruar këtë një hap pozitiv në drejtim të reformave. Po ashtu, Parlamenti Europian rikonfirmon mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, ndërsa u bën thirrje pesë vendeve anëtare që ende nuk e njohin Kosovën të ecin drejt njohjes, në mënyrë që vendi të mund të përparojë në të njëjtat kushte me kandidatët e tjerë. Në të njëjtën kohë, Kosovës i kërkohet të përshpejtojë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të lirive themelore. Raporti shpreh mbështetje të plotë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Europës, si dhe për planin strategjik të vendit për t’u bashkuar me programin e NATO “Partneritet për Paqen”. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #RihoTerras#Kosove#TopChannelNews