У нас вы можете посмотреть бесплатно Report TV - Bashkia: Asnjë restorant brenda parkut të lojrave, hyrja pa pagesë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
TIRANË - Drejtori i Pergjithshem i Urbanistik i bashkisë së Tiranës ka shpjeguar me detaje projektin për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga opozita dhe shoqëria civile për ngritjen e bizneseve brenda këtij parku, apo ofrimin e lojërave me pagesë. Në një deklaratë për mediat, Ditjon Baboçi tha se asnjë kafe, restorant apo subjekt tjetër privat nuk është parashikuar të jetë pjesë e këtij projekti. Ai vuri thekson se nuk hyrja në këtë projekt publik nuk do të jetë me pagesë por do të përdoret lirisht nga të gjithë qytetarët e interesuar. Drejtori urbanistik i bashkisë tha se asnjë peme nuk do të preket, duke theksuar se mund të ndodhë vetëm zhvendosja e ndonjë peme për shkak të projektit, por jo eliminim i saj. "Projekti është zhvilluar mbi bazën e gjendjes ekzistuese që asnjë pemë të mos pritet. Mund të zhvendoset një pemë nga një vend në tjetër, por nuk eliminohet , do mbillen edhe peme të tjera", - tha ai. E vetmja hapësirë që ka sipërfaqe të fortë në këtë projekt, është pjesa ku do të ngrihet pista për të luajtur skateboard, ndërsa të gjithë hapësirat e tjera - tha Baboci- janë sipërfaqe bari, me drunj dhe rërë të imët.