У нас вы можете посмотреть бесплатно ULQIN - ULCINJ 2022 | 5K DRONE VIDEO или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ulqini është qytet bregdetar i themeluar në shekullin e V p. e. re. Komuna e Ulqinit ka një sipërfaqe prej 255 km². Popullsi shumicë e Komunës se Ulqinit janë shqiptarët, të cilët janë banorë autoktonë të Ulqinit. Përveç shqiptarëve në qytetin e Ulqinit jetojnë dhe malazezët, serbët, boshnjakët, muslimanët, romët, egjiptianët dhe komunitete të tjera më të vogla. Shumica e popullsisë së Ulqinit i përket fesë Islame, duke u pasuar nga ortodoksët dhe katolikët. Në Komunën e Ulqinit, gjuhë zyrtare janë gjuha malazeze dhe gjuha shqipe, të barabarta sipas Statutit. Ulqini ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Ky qytet ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave, që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale. Ulqini me sipërfaqen e tij ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumi Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit. Ka gjithashtu një numër të madh lokalitetesh arkeologjike të periudhave të ndryshme të historisë së qytetit, siç janë Kalaja më se 2500 vjeçare e Ulqinit, qyteti i vjetër i Shasit, si dhe një numër i madh objektesh religjioze që flasin për kulturën dhe jetën shpirtërore të qytetit. Ulqini ka kushte të favorshme gjeografike e klimaterike për zhvillimin e sporteve ujore (kite surfing, surfing, zhytje etj.), sporteve malore (hiking, paragliding, çiklizëm malor), por edhe sporteve si futbolli, tenisi, basketbolli, peshkimi, gjuetia etj. Falë klimës mesdhetare, Ulqini ka bujqësi të zhvilluar dhe shumë produkte që e karakterizojnë, siç janë ullinjtë, fiqtë, agrumet, e shegat. _________________________________________ Subscribe @GOGLA për më shumë video. _________________________________________ Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al Website: http://gogla.al/ _________________________________________ #goglaal #gogla #ulqin #ulqini #ulqin2022 #ulcinj2022 #dji #mavicpro3 #ulqinimedron #dronevideo #ulcinjdrone #montenegro