У нас вы можете посмотреть бесплатно Si u abuzua seksualisht 26 vjeçarja, detajet rrënqethëse nga Gentian Mullaj për ngjarjen или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Opinioni publik u trondit pak ditë më parë kur në media u publikua ngjarja e përdhunimit të një 26 vjeçare në Vlorë. E pavetëdijshme, në gjendje të rënduar shëndetësore e reja u dërgua nga ambjentet e hotelit drejtë Spitalit të Vlorës ku edhe dha deponimet e para përpara Policisë. Sipas dëshmimeve të 26 vjeçares, abuzuesi ishte i dashuri i saj dhe dy shokët e tij, të cilët përmes pijeve alkolike dhe lëndëve narkotike e kishin çuar vajzën në ambjentet e një hoteli në gjendje të pavetëdijshme dhe më pas kishin abuzuar me të. Nga të dhënat zyrtare vetëm gjatë këtij vitit 2023 në polici janë denoncuar rreth 290 vepra penale me natyre seksuale ku 16 kanë qenë abuzime seksuale e të tjerat ngacmime, veprime të turpshme dhe pornografi. Edhe viti 2022 ishte një vit i keq sa i takon veprave penale me natyrë seksuale me 347 raste të regjistruara. Por dhuna seksuale e ushtruar ndaj 26 vjeçares në Vlorë u pasua nga një tjetër dhunë ndaj një vajze. Ishte gazetarja Afrovita Hysaj, e cila bëri publik edhe lajmin e abuzimit seksual të 26-vjeçares, duke shtuar se përdhunuesit në këtë rast kanë qenë katër persona dhe jo tre, duke i kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë dhe të mos favorizojnë një person të kartër. Pas kësaj përmes një gjuhe fyese dhe denigruese, përmes një artikulli, pronari i një media lokale në Vlorë kërcënoi gazetaren Hysa për mënyrën e raportimit. I menjëhrërshëm për rastin ishte solidariteti i reporterëve dhe shoqatave të gazetarëve që u solidarizuan me kolegen e tyre. Por çfarë ndodh pasi këto raste dhune publikohen në media? Sa të mbrojtura janë viktimat? Cilat janë dëmet fizike dhe psikologjike që lënë pas këto ngjarje? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory#GridaDuma#TopChannel