У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’ или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
USS Winston Churchill, një destrojer i aramatosur deri në dhëmbë me raketa, i marinës amerikane, pjesë e grupit të sulmit të aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford, ka kaluar Ngushticën e Gjibraltarit. Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë u pa duke hyrë në Detin Mesdhe të premten, ku u dërgua nga Presidenti amerikan Donald Trump si pjesë e një grumbullimi masiv ushtarak në Lindjen e Mesme. Aeroplanmbajtësja kaloi Ngushticën e Gjibraltarit, që lidh Oqeanin Atlantik me Mesdheun. Trump, i cili më herët kishte dërguar një aeroplanmbajtëse tjetër në Lindjen e Mesme, tha të premten se po "konsideron" mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë të sigurojnë një marrëveshje bërthamore me Teheranin. Dhe analistët kanë paraqitur shumë skenare se si dhe kur mund të nisë lufta. Por ndërkohë, Irani nuk ka qëndruar duarkryq. Rojat revolucionare iraniane kanë kryer stërvitje ushtarake në ujërat përreth vendit ndërsa ministri i jashtëm i iranit, Abbas Araghchi paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të detyrohet të sulmojë interesat amerikane në Lindjen e Mesme në përgjigje të çdo sulmi të mundshëm. "Nëse SHBA do na sulmojë, atëherë kemi të drejtë të mbrohemi. Nëse SHBA na sulmon, ky është akt agresioni. Ajo që bëjmë në përgjigje është një akt vetëmbrojtjeje", tha Araghchi në një intervistë me rrjetin amerikan CBS. "Është e justifikuar dhe legjitime. Raketat tona nuk mund të godasin tokën amerikane por ne do të bëjmë dicka tjetër. Do të godasim psh bazat amerikane në rajon." Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rrethimi#Iran