У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop – Emisioni i plotë – 26 Mars 2025 (Sezoni 10) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çfarë bën më mirë rrugët apo hasuden, aftesitë e Belinda Ballukut Disa ditë më parë, por edhe në mënyrë të përsëritur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka isnpektuar rrugë e tunele, duke shpjeguar edhe si eksperte strukturën e objekteve.Por së fundi, ajo është shfaqur edhe si eksperte e hasudes, duke gatuar në Fier, qark ku ajo është drejtuese politike e socialistëve. “Unë iki e s’e paguaj”,Rilindja Urbane i prish shtëpinë, bashkia s’i jep lekët Projekti i rilindjes urbane u zbatua edhe në Bashkinë e Belshit, ku u prishën shumë ndërtesa dhe objekte rreth liqenit, një ndër to edhe banesa e zotit Caush Tafani.Ky i fundit tregon, se kishte një banesë tre katëshe, që iu prish nga bashkia dhe u shpronësua për 17 milionë lekë të vjetra. Caushi iu drejtua gjykatës, se nuk ishte dakord dhe gjykata vendosi, që ai të dëmshpërblehej me një shumë prej 115 milionë lekësh, nga ku hiqeshi 17 milionët, që kishte marrë. Tashmë Caush Tafani duhet të paguhet edhe 98 milionë lekë të vjetra. Causht tregon, se ka marrë pas vendimit të gjykatës 49 milionë lekë dhe pjesën tjetër jo.Avokati Arben Llangozi thotë, se pretendimet e Bashkisë Belsh, që i ka bërë pagesat, para se të vendoste Gjykata e Apelit nuk qëndrojnë, pasi nuk janë marrë për bazë nga gjykata. Mosekzekutimi i vendimit të gjykatës nga bashkia Belsh, është shkelje e rëndë ligjore.Drejtori i Financës në bashki, thotë, se Caushi është paguar dhe ai mund të japë edhe dorëheqjen dhe vendimin e gjykatës nuk e zbaton. Ndërsa në zyrën juridike, thonë, se nuk kanë informacion për këtë situatë.Nënkryetari i bashkisë pretendon, se qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës, ndërkohë që vetë bashkia nuk zbaton as vendimin e parë.Avokati Llangozi shpjegon, se do të bëhet kallëzim për ketë rast. Ndërsa përmbaruesi shprehet, se do të gjobiten punonjësit, që po bëhen pengesë për zbatimin e vendimit të gjykatës. Çudia, shkon të nxjerrë hipotekën e shtëpisë, i mbivendosin komshiun Jemi në sektorin Rinia në Durrës për problemin e qytetarit Marash Ndoj, i cili pasi ka marrë legalizimin e shtëpisë, pas disa vitesh ka kërkuar të nxjerrë certifikatën e pronësisë, por i del, që në banesën e tij ka mbivendosje shtëpia e komshiut, familja Çunaj. Në realitet këto dy familje i kanë kufijtë e ndarë e nuk kanë asnjë lloj mbivendosje.Ne takuam zonjën Cunaj, e cila u shpreh gjithashtu e shqetësuar, që për këtë problem, nuk mund të shfrytëzojë pronën e saj. Të dyja familjet janë të gatshme, që të japin deklarata noteriale për përcaktimin e kufijve. Ne e adresuam problemin në ASHK, ku na thanë, se po ndërmerren hapat, për t’i dhënë zgjidhje rastit, në mënyrë, që dokumentet të përkojnë me gjendjen fizike të dy pasurive. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/