У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Emisioni 21 Mars 2025, Receta/ Detoks & Simbole shëruese/ Kolonelia shqiptare në USA или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trishkë e sherbetosur / Thjerrëza me perime / Biskota të vogla me pançetë / Qumësht me fruta të thata – pija më e mirë per Iftar. Në një botë ku jemi vazhdimisht të stimuluar nga teknologjia dhe informacioni, ndonjëherë harrojmë fuqinë e thjeshtësisë dhe shërimit natyral. A mund të na ndihmojnë simbolet, arti dhe teknikat e lashta për të çliruar trupin dhe mendjen nga stresi i përditshëm? Sot, në studion e “Rreze Dielli” Amadea Stefa dhe Martin Veigl, trajnerë të meditimit Tao, na treguan njohuri të çmuara mbi fuqinë e simboleve të shërimit, ndikimin e telefonave në shëndetin tonë mendor dhe emocional, si dhe rëndësinë e një detoksi të rregullt 9 ditor për trupin dhe mendjen. Gjithashtu, në studio treguam një demonstrim live të Tao Calligraphy, një teknikë që lehtëson dhimbjen fizike dhe emocionale. Si mund të shkëputemi nga mbingarkesa e botës moderne dhe të rigjejmë qetësinë? Cilat janë teknikat më të thjeshta, por më të fuqishme, për të çliruar stresin dhe për të balancuar emocionet tona? Suzana Gjekaj, është shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo gradë prestigjioze arrihet nga vetëm 1.8% e oficerëve të Forcës Ajrore, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj të shquar ushtarake. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ajo tregoi sesi u përzgjodh kolonele, rrëfen rrugëtimin e saj dhe sfidat në forcat ajrore amerikane në krye të 120 oficerëve. Me profesion dentiste, kolonelja tha se ndihet e lumtur që është shqiptare dhe këtë fakt e tregon me krenari kudo. E lindur në Amerikë, me prindër nga Malësia e Madhe, Suzana tregoi sesi familja emigroi në vitet ‘70, dëshirën e madhe dhe këmbënguljen e tyre për të mësuar fëmijëve gjuhën dhe traditat shqiptare. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme