У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Gara për kreun e ri të policisë, nesër firma e kryeministrit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një ditë pas vendimit të kryeministrit Rama për të larguar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dorëzuar dorëheqjen. Pa vonesë, Ministria e Brendshme ia ka përcjellë atë zyrtarisht Këshillit të Ministrave. Burime zyrtare konfirmojnë për TV Klan se miratimi është bërë këtë të hënë me vendim qarkullues dhe pritet që kryeministri ta firmosë nesër për ta bërë efektiv aktin. Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Ministria e Brendshme pritet të hapë menjëherë garën për Drejtorin e ri. Ligji parashikon që kandidati duhet të plotësojë kriteret e karrierës policore, integritetit dhe sigurisë, ndërsa emërimi final bëhet sërish me vendim të Këshillit të Ministrave. Kandidatët duhet të kenë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë” dhe, pas emërimit, të marrin gradën “Drejtues madhor”. Duhet të kenë vetëm nënshtetësinë shqiptare; të kenë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit; të kenë integritet dhe figurë të pastër morale; të mos kenë qenë të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë; të mos kenë masa për shkelje të rënda disiplinore të policisë brenda 3 viteve të fundit dhe të mos kenë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë riemërimi edhe për 5 vjet të tjera. Ilir Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së të shtunës, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në zemrën e qytetit, në zonën e ish-Bllokut, dhe goditën me molotov vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/