У нас вы можете посмотреть бесплатно Histori me Zhurmues - Viti 1969 - Sezoni 2 (09 Maj 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një program nga Pandi Laço Në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore me Kinën, në Tetor të vitit 1969, për të kremtuar 20 vjetorin e shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, në Tiranë u inaguruan mjedise të ekspozitës, të pagëzuara për një periudhë si Ekspozita Kineze dhe më vonë Shqipëria Sot. Për këtë ngjarje të vitit 1969 rrëfeu sot në “Histori me Zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, një nga arkitektët e grupit të punës, inxhinier Petraq Kolevica. Ai ishte i pari arkitekt i suksesshëm i shkollës sonë të arkitekturës, kundërshtar i modës së realizmit socialist dhe standardizimit total në arkitekturë. Gjithashtu Kolevica ishte poet, shkrimtar, publicist dhe përkthyes i talentuar. Protagonist i programit të kësaj të diele ishte edhe Gjon Llesh Syziu. Pas një aksidenti fatal kur kryente shërbimin e detyruar ushtarak, jeta e tij mori një kthesë të menjëhershme. Gjatë muajsh të tërë në luftë me vdekjen, duke patur pranë mjekët dhe kolektivin e repartit, humbi të dyja këmbët, por jo dëshirën për të jetuar dhe punuar si gjithë të tjerët. Si e përballoi jetën duke refuzuar librezën e invalidit, përpjekjet pa fund për t’u ndierë i dobishëm për shoqërinë, ishin sfidat e tij për të cilat u ndal gjatë rrëfimit në “Histori me Zhurmues”. Një histori njerëzore, e fiksuar në kronikat e kohës, që shpjegon qartë paradoksin ek ohës së diktaturës është edhe ajo e Fahrie dhe Shefqet Zogut, çifti që të dielën e dasmës së tyre dolën në aksion./tvklan.al