У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kanabis, pranga drejtorit të OSHEE/Zbulohet një magazinë për kultivim hashashi në Peqin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një magazinë e përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave është identifikuar së fundi nga policia në Peqin, në sajë të operacionit “Territor i pastër”. Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit G.K, në fshatin Fatish të Peqinit, policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ndërkohë kanë përfunduar në pranga 37-vjecari pronari i magazinës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë". Po ashtu është arrestuar drejtori i OSHEE Peqin Elvis Maçi për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit" si dhe janë proceduar penalisht 2 punonjës të këtij institucioni, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike kannabis. Operacioni policor u zhvillua nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve të DVP Elbasan në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër“. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentmin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Magazina#Peqin