У нас вы можете посмотреть бесплатно Vau Dejës, festë e madhe verore për nisjen e sezonit turistik или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pasditen e kësaj të enjteje, data 26 qershor, Vau Dejës u kthye në epiqendër të gjallërisë kulturore dhe festive me organizimin e “Panairit të Verës” në oborrin e Kishës së Dejës. Nën moton “Traditë, Shije dhe Festë në Zemër të Verës”, ky aktivitet mblodhi banorë të zonës dhe vizitorë të shumtë, në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Panairi solli një ekspozim të gjerë të produkteve vendase, kulinarisë tradicionale, krijimtarisë artizanale, si dhe trashëgimisë kulturore e turistike të zonës. Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë mbrëmje ishte programi artistik i pasur, kulmuar me shfaqjen “Dasma e Gjergj Kastriotit me Donika Aranitin”, një inskenim simbolik i një momenti historik të rëndësishëm për identitetin kombëtar. Publiku u përshëndet nga performanca të veçanta si: 🎭 Ansambli “Rugova” nga Peja 🎤 Baritoni Lukë Mllugja 🎶 Këngëtarja Savjana Vjerdha 🎹 Pianisti dhe dirigjenti Markelian Kapedani Mbrëmja u shoqërua me muzikë live dhe një kokteil veror, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri me këngë, valle dhe shije tipike të verës. Me një organizim që bashkoi traditën, artin dhe komunitetin, “Panairi i Verës” dëshmoi potencialin kulturor të Vau Dejësit si një destinacion i rëndësishëm veror në veri të vendit. Organizatorët përshëndetën të pranishmit me urimin e bukur: “Ardhshi të bardhë!” ▪️ Web: https://www.shkodrazone.com ▪️ Instagram: / shkodrazone ▪️ Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?...