У нас вы можете посмотреть бесплатно Atentat ndaj Presidenit të Kosovës Ibrahim Rugova - (15 Mars 2005) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2005 Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka shpëtuar një atentati me bombë të ndodhur rreth orës 08:30 në një nga rrugët kryesore të Prishtinës. Nga shpërthimi i bombës së vendosur në një kosh mbeturinash njoftohen të kenë mbetur të plagosur 2 persona kalimtarë të rastit dhe të jetë dëmtuar një nga automjetet e eskortës së Presidentit. Dyshohet se shpërthimi ka qenë i kontrolluar në distancë. Vetë Rugova nuk ka pësuar asnjë dëmtim, në momentin e shpërthimit ai po udhëtonte për tu takuar me shefin e Bashkimit Europian për politik të jashtme dhe siguri Havier Solana. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Solanën. Rrugova kërkoi vënien e autorëve përpara përgjegjësisë. Ibrahim Rugova: ”Kjo që ndodhi sot për fat të keq dhe fal zotit shpëtova edhe një herë, se kam patur mjaft kështu. Tash një vit gjuajtën në shtëpinë time nuk po përmend ato të tjerat për fat të keq ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizopjnë Kosovën, por ne kërkojmë nga policia nga shërbimet që të gjenden këta njerëz që kanë bërë mjaft nga këto raste të ndryshme.“ Ndërsa kryekomisioneri europian gjatë bisedimeve me Rugovën ushtruesin e detyrës së Kryeministrit Adem Saliaj dhe me Kryetarine e Partisë Demokratike Hashim Thaçi, tha se në këto çaste Kosova ka nevojë për unitet, konsensus dhe veprim të përbashkët institucional dhe politikë. Solana deklaroi gjithashtu se në bazë të kornizës kushtetuese Presidenti Rugova ka përgjegjësin e krijimit të qeverisë së re ndaj ai duhet të nisë njëherë bisedimet me udhëheqësit e partive politike. Nga ana tjetër diplomati europian ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për sjelljen dinjitoze pas dorëzimit të ish-kryeministrit Haradinaj në gjykatën e Hagës. Menjëherë pas atentatit të Rugovës që vjen vetëm 4 ditë pas shpërthimit të një bombe tjetër pranë zyrave të UMNIK, kanë ardhur dhe reagimet e politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare. Bajram Kosumi: “Unë këtë e konsideroj një akt të pastër terrorist me para vij shumë të rënd, me prapavijë për ta destanbilizuar Kosovën.” Partia e Rugovës, Lidhja Demokratike e ka cilësuar sulmin një vepër të grupeve të kriminale që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe pengimin e progresit dhe zhvillimeve politike në vend. Për lëvizjen qytetare Ora, ky akt i drejtohet jo vetëm figurës së Presidentit dhe institucionit që përfaqëson, por dhe stabilitetit të vendit./tvklan.al Gazetare: Fatos Hakorja SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/