У нас вы можете посмотреть бесплатно Himara Debat (20 prill 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Krahina e Himarës, me qendër qytezën e Himarës, përgjatë brigjeve të detit Jon, historikisht fillon me Nivicën në jug dhe mbaron me Qafën e Llogarasë në veri. Himara shtrihet në një sipërfaqe prej 20 km gjatësi dhe 5 km gjerësi. Kjo zonë njihet për pasuritë e saj të mëdha në lidhje me turizmin, qoftë bregdetar apo kulturor. Por prej kohësh Himara njihet edhe për debatet që ka hapur në lidhje me deklaratat që kanë ardhur nga zyrtarët e lartë grek apo atyre lokalë shqiptarë. Cilësimi që i bëri Papandreu Himarës ishte befasues disa kohë më parë, por që ishte në të njëjtën linjë me drejtuesit lokalë të zonës. Që nga viti 2003 Himara qeveriset nga Bollano, për shkak të koalicioneve të ndryshme që kanë ndodhur ndër vite mes PS dhe PD. Për zgjedhjet lokale të 8 Majit kandidatët janë 4, nga PS garon Jorgo Goro, i cili prioritet ka turizmin dhe pronën, nga PD kandidon Savo Prifti, që ka të njëjtat ambicie. Ndërsa kryetari i Partisë së Minoritetit grek, Mega, Dhimitër Llazari ka prioritet infrastrukturën dhe uljen e taksave. Në anën tjetër, kryetari në fuqi, Vasil Bollano premton vazhdim të punës për të ndryshuar. Zgjedhjet e 8 Majit po afrojnë dhe Himara mbetet gjithashtu një test i rëndësishëm për këtë zonë dhe Shqipërinë në tërësi. Për të diskutuar mbi vizionin e kandidatëve për Himarën në emisionin “Opinion” ishin të ftuar kryetari aktual i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano dhe kryetari i MEGA, Dhimitër Llazari. /tvklan.al