У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ SHBA, hidhet nga pallati së bashku me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një ngjarje e rëndë me protagonist një cift shqiptar ka ndodhur në shba. Florind Belliu me profesion aktor, është vetëhedhur nga pallati në Bronx bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës. Sipas mediave amerikane, 35-vjeçari dhe gruaja 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të palltit. Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë. Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të paluajtshme. Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia. “Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”, tha një zëdhënëse e policisë. Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post, ndërsa fqinjët thonë se e kanë parë atë nxehur të premten, kur kishte edhe ditëlindjen. Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha njën fqinj i tyre i cili i përshkroi ata si njerëz të qetë. Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor. Në vitin 2017, aktori i cili ishte edhe skenarist prezantoi me sukses shfaqjen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SHBA#Ngjarja#TopChannelNews