У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop - Prrenjas, policet dhunojne invalidin me zemer e fshehin autoret! (09 shtator 2019) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-6-sez... Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari nga Prrenjasi, i cili u dhunua nga dy policë brenda komisariatit të këtij qyteti, pasi kishte shkuar aty për të denoncuar një qytetar. Bëhet fjalë për Lulzim Hidrin 36 vjeç, i cili vuan nga zemra. Për kamerën e “Stop”, ai sqaron se kishte patur konflikt me një qytetar në Prrenjas dhe gjatë debatit, personi në fjalë i hodhi kovë me ujë 36-vjeçarit Hidri. Ky i fundit, për shkak të probleme me zemrën, u ndje keq dhe thërriti policinë për ndihmë. Aty pranë kaloi një automjet policie, por nuk e ndihmoi. Me vështirësi, Lulzim Hidri u zvarrit deri tek Urgjenca e qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë. Prej këtej, Lulzim Hidri iu drejtua komisariatit të Prrenjasit për të bërë denoncim për qytetarin me të cilin debatoi. Por, në ambientet e vetë komisariatit të policisë, 36-vjeçari ra pre e dhunës së dy punonjësve të uniformave blu. Ata e goditën me grushte duke i shkaktuar hemorragji dhe probleme frymëmarrje, për shkak se 36-vjeçari vuan nga problemet e zemrës. Kurse e ëma e 36-vjeçarit tregon se ishte prezent në ambientet e policisë, kur djali i saj u dhunua. Lulzim Hidri dhe gazetari i “Stop” shkuan në komisariatin e Prrenjasit për t’u interesuar lidhur me identitetin e dy policëe të cilët e dhunuan dhe për të bërë ndaj tyre kallëzim. Por, Policia e Prrenjasit nuk i tregon emrat e efektivëe. Aty na thonë se çështje është referuar në Prokurori dhe na drejtojnë për në Policinë e Librazhdit. Nga ana tjetër, blutë e Librazhdit thonë në mënyrë konfidenciale se nuk ka asnjë raportim për këtë incident nga dy punonjësit e Policisë së Prrenjasit. Ndërkohë, mjeku Sami Agolli shpjegon kushtet në të cilat mbërriti në spital Lulzim Hidri, ditën e incidentit. Lulzim Hidri ka një apel për të gjithë duke marrë shkas nga ajo që i ndodhi. “Rasti im të jetë i fundit që dhe të tjerët të mos dhunohen në këtë gjendje. Gjithmonë në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar janë cilësuar si persona që nuk arrijnë të kuptojnë, janë gjithmonë fajtorë dhe janë gjithmonë përgjegjës dhe shkaktarë për probleme. Nuk është e vërtetë! Është e nevojshme dhe urgjente që ata të përkrahen dhe të mbrohen me të drejtat që ju takojnë, ashtu si në çdo vend të Europës dhe të botës“, apelon 36-vjeçari Lulzim Hidri.