У нас вы можете посмотреть бесплатно Fushata e PD, Berisha: Jemi këtu për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e regjimit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht sot fushatën e saj elektorale, me në krye Sali Berishën, i cili do të këshillohet nga strategu amerikan, Chris LaCivita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij, tha se këto 12 vite të qeverisjes nga Partia Socialiste, me në krye Edi Ramën, ishin ndër më të këqijat. Kryedemokrati tha se ndodhet aty përballë betejës së fitores, për të nxjerrë vendin nga "regjimi", siç shprehet ai. Berisha përmendi se 1 në 2 familje u “qan zemra” për fëmijët e tyre të emigruar, problemet me sektorin e shëndetësisë dhe të pensionisteve. Ai tha se “Rama u përpoq të zhdukte opozitën në Shqipëri dhe pluralizmin politik”, përmes arrestimeve politike, referuar kështu arrestit në shtëpi me urdhër të GJKKO, por sipas Berishës, kreu I qeverisë nuk ja doli. Të dashur miq, 12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar. Sot, një në dy familje nuk ka një fëmijë në vatrën e vet, por e ka në rrugët e botës. Sot 700 mijë pensionistë qajnë pothuajse çdo ditë me lot të ftohtë mjerimi. Sot mijëra e mijëra të sëmurë nuk marrin ilaçet dhe mbështeten në mëshirën e sëmundjes në shtratin e spitaleve tona. Sot, qindra mijëra familje shqiptare nuk marrin drejtësi. Sot qindra mijëra biznese falimentojnë njëra pas tjetrës, qindra mijëra vende pune shkatërrohen nga narkoeurot e trafikantëve të Edi Ramës. Sot sirenat për të ndryshuar Shqipërinë bien në të katër anët e dheut. Sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore. Miqtë e mi, këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte. Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori. Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime. Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur. Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik. Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira. Është partia që çau malet dhe bashkoi kombin me Rrugën e Kombit. Është partia që dyfishoi rrogat dhe pensionet dhe e nxori Shqipërinë nga humnera e varfërisë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo parti është partia që liberalizoi vizat e shqiptarëve, suksesin e tyre të jetës, i nxori nga izolimi evropian. Kjo parti është partia e projekteve më të mëdha, më të mëdha në historinë e Shqipërisë, por edhe në rajon edhe më gjerë, si TAP dhe Kaskada e Devollit. Miqtë e mi, kjo parti ka paraqitur një program në të cilin jo më vetëm vepra të caktuara, por Shqipëria e tërë do jetë madhështore, madhështore, madhështore. Edi Rama me propagandën e tij përpiqet nga mëngjesi deri në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.", tha Berisha SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan