У нас вы можете посмотреть бесплатно Kulaç i mbushur me djath nga zonja Vjollca или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rrezedielli #reportTV Kulaç i mbushur me djath Përbërësit: 1 lugë gjelle sheqer 1 lugë çaji maja e thatë 1 gotë qumësht ( I ngrohtë) 1 vezë 2 lugë gjelle vaj 300 gr miell ( 2.5 gota) 1 lugë kafe kripë Mbushja 100 gr djath i bardhë 100 gr djath i verdhë 1 e verdhë veze për lyerjen e kulaçit Përgatitja: Në një tas vendosim 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë caji maja të thatë, 1 gotë qumësht të ngrohtë, 1 vezë dhe 2 lugë gjelle vaj. Të gjithë këto përbërës I përziejmë duke shtuar në të pak nga pak 300 gr miell. I përziejmë me një lugë druri duke shtuar në fund 1 lugë kafe kripë. Na formohet një brum I butë që ngjit. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta deri sa brumi të dyfishohet. Ndërkohë bashkojmë 2 djathrat atë të verdhën me djathin e bardhë në një tas të vetëm. Largojmë 1 grusht mënjëanë dhe pjesën tjetër e ngjeshim duke formuar një top pra një sferë.Pasi të kalojnë 30-40 minutat e brumit e largojmë nga tasi dhe spërkatim tavolinën me pak miell mbi të vendosim brumin përsëri e pudrosim me miell dhe e punojmë lehtë duke mos e ngjeshur me grushta vec me majat e gishtave. Fromojmë një top dhe e hapim me pëllëmbën e dorës në madhësinë e një pice të vogël. Vendosim në qëndër sferën me djath dhe e mbulojmë sferën duke kapur pjesët anësore të tij dhe I bashkojmë mirë burmin mbi sferën e djathit, e bashkojmë mirë burmin e më pas fillojmë me shuplakën e dorës të ngjeshim duke I dhënë formën rrumbullake kulacit të mbushur em djath. E hapim me majat e gishtave herë herë me pëllmbët e të dy duarve sa një picë mesatare. Shtojmë në tepsi një letër pjekje vendosim mbi të kulacin e lyejmë sipërfaqen e tij me të verdhë veze dhe përsëri spërkatim me djath. E vendsiom në furrën e parangohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.