У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Ja sekreti si të bëni TURSHI me lakër nga zonja Albana или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Turshi me lakër të bardhë 1 kokë lakër e bardhë (rreth 2 kg) 2 tufa majdanoz 2-3 speca djegës të vegjël 2 lugë gjelle kripë për çdo litër uji 1 lugë gjelle sheqer 200 ml uthull rrushi Gjethe dafine Kokrra piperi të zi Pastrojmë lakrën duke hequr gjethet e jashtme. E presim në shirita të hollë dhe e vendosim në një enë. Shtojmë kripë mbi lakrën, i përziejmë mirë me dorë dhe i shtypim pak derisa të zbuten e të lëshojnë pak lëng. Në kavanozë të pastër, vendosim masën e lakrës dhe majdanozin. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur ujin të vlojë me kripë, sheqer, uthull, gjethe dafine dhe kokrra piperi për 5 minuta. E lëmë të ftohet pak (të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë). Mbushim kavanozët me këtë lëng derisa të mbulohen perimet. Sigurohemi që të mos ketë flluska ajri, i shtypim me pirun ose shkop druri dhe i mbyllim mirë kavanozët, të cilët i vendosim në vend të freskët e të errët për 7–10 ditë. Këshilla nga Albana: Nëse turshitë i duam më të tharta, shtojmë më shumë uthull. Nëse i duam më të buta, nuk i mbajmë shumë gjatë në vend të ftohtë, ndërsa për krokantësi maksimale s'duhen përzier shumë shpesh dhe nuk duhen hapur kavanozët përpara kohe. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme