У нас вы можете посмотреть бесплатно O ALLAH..! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
O ALLAH ...! -Kur turbullohet deti dhe era e fortë përplas valët e saja me fuqi njëra mbi tjetrën sikur të ishin të hidhëruara, marinarët thirrin për ndihmë dhe shpëtim: O Allah! -Kur në terrin e natës së shkretëtirës kalorësi e humb drejtimin, dhe karavani prish orientimin e tij, ata thirrin Atë të Cilit terri i natës nuk ia pengon dëgjimin e zërit të nevojtarit: O Allah! -Kur ta godasë njeriun e keqja e rëndë, që s'të lejon të bësh lëvizje, s'ke ç'bën tjetër përpos të thërrasësh Allahun: O Allah! -Kur mbyllen dyert përpara syve, e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetesh i shtangur pas dere, e kur lypësve u shtrohet pëlhura mbi fytyra, njeriu bërtet: O Allah! -Kur ngushtohet rruga e ju vihen kurthe, ju ndërpriten shpresat e ju këputet litari -- ju thirrni me zë të lartë: O Allah! -Tek Krijuesi yt arrin fjala e mirë, arrin lutja e sinqertë, lidhja e vërtetë, Ai sheh lotin tënd të pastër kur ti e derdh diku në qoshe, ta di fshehtësinë e brendshme ku ti struk sekretin. -Drejt Allahut shtrihen duart dhe drejtohen, duart që nuk do të mbeten të thara, por do të kthehen me atë që kërkove, sepse Allahu është Qetësuesi i përpiktë i zemrës tënde ndaj fatkeqësisë që të goditi. -Me Emrin dhe mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të këqijat rreth teje. -Me përkujtimin e Emrit të Tij të qetësohet zemra dhe të freskohet shpirti, të shuhet flaka e zemërimit, kthehet mendja e zë vend bindja. -Emri Allah është më i miri emër dhe përmban më të bukurat shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrenjtë. -Allahut i takon pasuria, fuqia dhe lartmadhëria. Gjithçka është pronë e Tij. "Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut".(Kur'an: sure-16:ajeti-53) Mos prito, bëje këtë lutje për të mirën tënde: -O Zoti ynë, na i zbut zemrat, na shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika. -O Zoti ynë, freskoji shpirtrat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shpirtrave të ndezur me ujin e besimit. -O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzinë dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtrat e shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtësi!AMIN.