У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Kancelari Merz mbyll vizitën në Kinë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me një axhendë të ngjeshur në fushën e ekonomisë, kancelari gjerman Friedrich Merz ka përfunduar vizitën e tij në Hangzhou të Kinës. Ndonëse vizita u cilësua si një hap drejt stabilizimit të raporteve, Merz ishte i drejtpërdrejtë për barrierat tregtare. Kancelari gjerman e vuri theksin te kapacitetet e larta prodhuese të Kinës, të cilat, sipas tij, po deformojnë tregun e Bashkimit Europian. “Po largohem nga ky vend me përshtypjen se kemi një bashkëpunim të mirë, por ka edhe sfida që duhet t’i tejkalojmë së bashku. Mbi të gjitha, janë çështjet që lidhen me konkurrencën. Kina ka kapacitete të larta, disa prej të cilave tani po paraqesin problem për Europën, pasi tejkalojnë kërkesën e tregut”, tha Merz. Por përtej tregtisë, kancelari gjerman nuk la jashtë vëmendjes edhe konfliktet rajonale. Ai i kërkoi lidershipit kinez të ushtrojë ndikimin e tij mbi Rusinë për të ndalur agresionin në Ukrainë. “Ne duhet të konsolidojmë marrëdhëniet tona me Kinën, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Shpresoj që gjatë bisedimeve të mia të kem përcjellë mesazhin se lidershipi i këtij vendi duhet të kontribuojë gjithashtu në përfundimin e luftës në Ukrainë”. Nga ana tjetër, Pekini e ka vlerësuar vizitën si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, deklaroi se të dyja palët mbeten të përkushtuara për lidhje të qëndrueshme. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan